Debati për kullën te TOB/ Rama, Bashës: Derdimen i sapozgjuar, me bluzën e jeshilosur nga djersa e gjumit të stërgjatë, ama me flokët pikë

0
278

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me debatin për ndërtimin e godinës 65 katëshe pas Teatrit të Operas dhe Baletit e quajtur “Mali i Tiranës”. Përmes një  shkrimi të postuar në faqen e tij të facebook kryeministri i cilësoi akuzat për ndërtimin e kullës ikonike, ‘kunja të vjetra, gozhda inatesh, vida xhelozish e jargë zilie’.

Ai i përgjigjet tërthorazi edhe akuzës se korrupton opozitën, duke thënë se nuk ka nevojë që t’iu hedhë kocka, se tani atyre s’iu ka mbetur më asnjë dhemb që ta kërcënojnë.

Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile, që përgjatë këtyre ditëve të zhurmshme të gushtit politik, pati kryefjalë të akuzave dyshimin se kulla ishte shpërblim për Foltoren, Edi Rama i rezervon një përgjigje të gjatë, duke ironizuar përpjekjet e tyre për ta lidhur ndërtimin e kullës me prapavijën politike.

“Fillimisht një grupth që endet nëpër Tiranë me misionin e shpëtimit të Shqipërisë nga murtaja kapitaliste, u mblodh tek rrethimi i kantierit për të vënë kujën e tij karakteristike të kundërshtisë qorre, duke hedhur pjesën e vet të baltës rreth hurit të mullarit të ri, ku shumë shpejt nxituan të turren plot nga të zakonshmit e këtyre rasteve; ca të pagjumë nga drejtësia e re që po u rrethon trojet e xanuna të jetës së tyre publike pa atdhe, din e iman; ca të vrerosur nga dështimet e njëpasnjëshme të revolucioneve të dhunshme, që i plakën kanal më kanal e portal më portal, po s’erdhën kurrë; ca me vulë, ca pa vulë e ca me vulëasvulë, mes të cilëve edhe ndonjë derdimen i sapozgjuar, me bluzën e jeshilosur nga djersa e gjumit të stërgjatë, ama me flokët pikë, njësoj si në çastin kur u zhduk nën jë në hyrje të verës së shkuar, plus ndonjë pinjoll i përcëlluar, si thëngjill ende i pazbuluar në nëntokat e xanuna, po edhe ndonjë tjetër akoma, pa lidhje fare me këta, që i’u turr projektit të kullës, si të ishte hartë e vjetër romake që të çon tek zbulimi i një thesari, krijuar këtë herë nga një konspiracion i madh financiar, me prapavijë konsensuale politike, i cili orkestrohet nga kush tjetër, përveçse nga unë dora vetë, që u hidhkërkam kocka kundërshtarëve nga frika se mos më kafshojnë me gojën e tyre të mosozotshme, ku thuajse s’ka mbetur asnjë dhëmb”  shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here