E bujshme/ Interi ndalon bisedimet me mesfushorin, babai hedh në erë marrëveshjen

0
200

Transferimi i Lazar Samarxhiç nga Udineze te Interi rrezikon të mos realizohet. Lajmi i bujshëm vjen nga mediat italiane, të cilat kanë mësuar se babai i futbollistit është bërë problem duke çuar në ndalesën e firmës mes palëve.

21-vjeçari Samarxhiç shihej si një përforcim për të ardhmen e mesfushës së zikaltërve, një konkurrent direkt për Kristjan Asllanin me të cilin do të ndante minutat nga pankina në këtë sezon. Por një vizitë e babait të tij në zyrat e klubit, ka bërë që marrëveshja të mbetet në vendnumëro.

Interi në fakt kishte gjetur akordin për transferimin me Rafaela Pimenta, avokaten e njohur e cila ka trashëguar lojtarët e menaxhuar nga i ndjeri Mino Raiola. Por Samarxhiç ka vendosur të shkëputet nga ajo dhe babai i tij ka marrë përsipër rolin e negociatorit. Raportohet se në vizitën e sotme në klub, ai ka “devijuar” nga akordi i gjetur mes Interit dhe futbollistit, teksa kishte pretendime të tjera ekonomike.

Në këtë situatë, Interi ka ndërprerë menjëherë bisedimet dhe i ka dhënë dy ditë kohë, për të pranuar marrëveshjen e arritur pak ditë më parë, apo për të anuluar plotësisht transferimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here