Berisha: Basha, mjeran i keqpërdorur nga Rama-Balla, ia japin me qira edhe Veliajt

0
313

Nga deklarata për media në selinë blu, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha është një peng i shpifur mjeran i Edi Ramës.

I pyetur nëse do ta njihte apo jo si kryetar, ashtu siç Basha pretendon, Berisha tha se Lulzimi është keqpërdorur nga dyshja Rama-Balla dhe që ndonjëherë i jepet me “qira” edhe Veliajt.

“Lulzim Bashën e njohim si një peng të shpifur të Edi Ramës dhe asgjë më shumë. Të tillë e njohin të gjithë demokratët shqiptarë, të tillë e njeh opinioni publik shqiptar.

Nëse ju mendoni se ne pranojmë faktet e kryera nga Edi Rama, u garantoj se gabohet çdo njeri që mendon në këtë mënyrë.

Lulzim Basha është një mjeran i keqpërdorur sipas rastit nga Rama-Balla. Ndonjëherë ia japin me qira edhe Erion Veliajt”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here