Tedi Blushi: Mega-firma që i dha jetë inceneratorit të Tiranës është e Erion Veliajt, SPAK ta marrë të pandehur

0
243

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi i kërkon SPAK të marrë të pandehur kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës.

Blushi shkruan se mega-Firma e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj vepre korruptive të inceneratorit të Tiranës, është e tij, pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal.

POSTIMI I PLOTË

Krimi i vjedhjes me inceneratorin inekzistent të Tiranës ka emër dhe mbiemër: Erion Veliaj.

Erion Veliaj duhet të merret i pandehur dhe të dalë para drejtësisë!

Mega-Firma e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj vepre korruptive të inceneratorit të Tiranës, është e tij, pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal.

Me këtë firmë të paligjshme, Erion Veliaj futi në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite në shërbim të mafies së inceneratorëve.

Erion Veliaj t’i dalë “për zot” firmës!

SPAK duhet pa vonesë ta marrë të pandehur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here