Përfshihet nga flakët spitali psikiatrik në Kosovë/ Humb jetën një pacient, plagosen edhe 5 persona

0
102

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)  ka konfirmuar më 24 gusht se një pacient ka vdekur për shkak të një zjarri në njërën nga dhomat në Repartin e Urgjencës dhe Intensivës Psikiatrike të këtij institucioni një natë më parë.

Sipas njoftimit të QKUK-së, zjarri, që la një person të vdekur dhe pesë të lënduar, nisi rreth orës 23:00 në një dhomë të mbyllur, ku qëndrojnë përkohësisht pacientët që bëhen agresiv dhe humbin vetëdijen.

“Dyshohet se një pacient i ka vënë zjarrin në rrethana të panjohura dhomës së tipit të mbyllur dhe si pasoje e asfiksimit ai ka humbur jetën, pavaresisht përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor për ta shpëtuar pacientin”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Më tej bëhet e ditur se shenja të helmimit nga tymi kanë shfaqur edhe pesë persona në këtë klinikë – një paciente, dy mjekë dhe dy infermierë. Këta të fundit, siç thuhet në komunikatën e QKUK-së, u lënduan “gjatë ofrimit të ndihmës për pacientin në fjalë dhe evakuimit të pacientëve të tjerë”.

QKUK-ja bën të ditur se tashmë rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./REL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here