Mbajtën peng 13 emigrantë në kamion/ Gjykata greke jep vendimin për biznesmenin shqiptar dhe dy bashkëpunëtorët e tij

0
249

Autoritetet greke kanë vendosur masën ‘Arrest shtëpie’ për shqiptarin Astrit Tota dhe dy shtetas grekë, të cilët pak ditë më parë kapën dhe mbyllën në kamion 13 emigrantë.

Dje, shqiptari dëshmoi për një media greke, se i kishte parë emigrantët në tentativë për të ndezur zjarr në pyjet e Evros.

Ka qenë vetë Tota që ka publikuar videon në rrjetet sociale, ku shihet automjeti i tij duke tërhequr një rimorkio që mbante 25 emigrantë të paligjshëm me origjinë siriane dhe pakistaneze.

Për këtë ngjarje, përveç pronarit të mjetit, në nëndrejtorinë e sigurimit të Aleksandropolit janë shoqëruar dhe janë ndaluar edhe dy grekë, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar.

Sakaq u janë hequr pasaportat dhe e drejta për të dalë jashtë territorit grek.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here