Çfarë mendon për bashkimin Shqipëri-Kosovë? Albin Kurti flet për gazetën greke

0
237

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në intervistën e dhënë për gazetën greke “To Vima” është pyetur nëse e përkrah bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kurti ka thënë se Kosova e Shqipëria janë një komb e dy shtete.

“Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021-shit duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, në lidhje me bashkimin, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Srpska (Bosnja) të bashkohet me Serbinë. Ata kanë shpikur të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’ si një eufemizëm për Serbinë e Madhe”, ka thënë Kurti.

Në insistimin e gazetës greke, nëse dëshiron bashkim me Shqipërinë ose jo, Kurti ka thënë se për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë dhe se Qeveria e Kosovës është e fokusuar në mbrojtjen e vendit, integritetit territorial dhe sovranitetit.

“Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon këtë dhe ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit tonë, integritetit territorial dhe sovranitetit të tij. Por e përsëris se ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe, megjithëse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme”, ka theksuar Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here