Takim me zëdhënësin e fraksionit parlamentar CSU në Bundestag, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Mbrojtjes z. Florian Hahn
Të dashur miq, ditën e djeshme prita në një takim Zëdhënësin e fraksionit parlamentar CSU në Bundestag, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Mbrojtjes z. Florian Hahn. I shpreha zotit Hahn kënaqësinë për këtë takim. Tradicionalisht PD dhe CSU kanë patur marrëdhënie të shkëlqyera me njëra tjetrën dhe miq shumë të mirë.
Patëm një diskutim të gjatë dhe të hapur për zhvillimet në vendin tonë, ecurinë e reformave kyçe për pocesin e integrimit europian të vendit. Në ekspozenë time theksova se situata në vendin tonë është unike dhe se në këto 25 vite nuk kemi patur një të tillë. Problemi kryesor për vendin mbetet krimi, krimi me pushtet dhe në pushtet, lidhjet e kësaj qeverie me krimin dhe kriminelët, të cilët i ka futur kudo, në parlament, administratë dhe institucione të tjera shtetërore. Krimi është vendimmarrësi në vendin tonë. Edi Rama ka një pasion për kriminelët dhe hajdutët. Në 11 vite drejtimi si kryebashkiak i Tiranës, kriminelët kanë patur tek Rama njëriun e tyre, që bënte çfarë ata u kërkonin dhe pastronin paratë.
Prej dy vitesh vendi është i gozhduar në një debat politik për dekriminalizimin dhe, me mbështetjen e madhe të komunitetit ndërkombëtar, një ligj u miratua për ketë qëllim, por duke e sfiduar hapur atë, ai solli pak javë më parë në parlament deputetin e tij Prenga që dy muaj më parë qëlloi për të vrarë, dy vëllezër, njërin tek dera e shtëpisë ndërsa tjetrin brenda në komisariat të policisë, si dhe u shfaq, të nesërmen e vizitës së sekretarit Kerry, në krah me Rroshin, kryebashkiakun e Kavajës. Për të dy këta si dhe për të tjerët, opozita ka paraqitur fakte dhe dokumenta për të shkuarën e tyre kriminale. Por, theksova se Rama i bën këto veprime për ti treguar kriminelëve besnikërinë e tij ndaj tyre, se ai është tutor i tyre dhe se nuk ka ligj dekriminalizimi që i cënon..
I shpreha zotit Hahn edhe shqetësimin se po aq i rëndësishëm sa dekriminalizimi është dhe dekusarizimi i parlamentit. Kjo qeveri ka zhbërë dhe zhdukur ligjin e konfliktit të interesit dhe është hedhur si lukuni mbi pasuritë publike duke plaçkitur fonde dhe vjedhur tendera për veten, familjarët dhe klanet e tyre, duke përdorur mandatin për t’u pasuruar.
Ndaj dhe theksova se të gjitha këto e bëjnë vendin shumë të pasigurtë dhe se opozita e ka të vështrirë qëndrimin në një parlament të tillë.
Një tjetër çështje për të cilën u ndalëm gjatë bisedës tonë ishte çështja e azilkërkuesve, ku vendi ynë u rendit i dyti pas Sirisë për nga numëri i azilkërkuesve në Gjermani. Dhe fakorët e kësaj ikjeje masive janë se kjo mazhorancë me klimën dhe terrorin që ka krijuar, me shtetin policor, duke burgosur dhe arrestuar mbi 38 mijë qytetarë brenda një viti, me taksat që ka rritur, papunësinë, duke përjashtuar nga ndihma sociale mbi 1020 familje, klimën armiqësore ndaj bizneseve dhe investitorëve, duke shkatërruar mbi 9300 ndërtime, shtëpi apo bznese, ka shuar shpresën në këtë vend duke bërë që njerëzit të largohen masivisht nga Shqipëria.