Dosja e SPAK: Ilir Beqaj i dha shokut biznesin 100 mln eurosh. Si e zgjeroi tregtinë e “Sani Service” Ilir Rrapaj

0
153

Futja e Ilir Rrapaj me disa kompani në biznesin e sterilizimit të paisjeve kirurgjikale, nuk është kryer vetëm me “Ok” e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por zgjerimi i mëtejshëm i biznesit dhe përfitimet, Rrapaj, i mori me ardhjen në krye të Ministrisë, së Ogerta Manastirliut.

Në dosjen hetimore të SPAK nënvizohet një tablo e qartë se si, Beqaj, shkeli me dy këmbë procedurën konçesionare, vetëm në interes të veçantë që fitimin e shërbimit 100 milion euro, t’ia jepte në dhjetor 2015 miqve të tij, Ilir Rrapaj dhe italianit, Umbro Staçini.

Ndërsa Ogerta Manastirliu, në vitin 2018 urdhëroi rinegocimin e kontratës konçesionare, duke shtuar në shërbim të konçesionarit, mbi 8 mijë ndërhyrje mikrokirurgjikale të thjeshta.

Me ritjen e numrit të operacioneve u ritën dhe kostot në buxhetin e shtetit. Kurse për kompaninë konçesionare “Sani Service” u rritën përfitimet.

Roli i Ogerta Manastirliut, në zgjerimin e biznesit të Ilir Rrapaj, dukshëm nënvizohet në dosjen e SPAK, se përmes një shkrese datë 21 dhjetor 2021, ku ministria autorizonte kompaninë “Globalsher” të Ilir Rrapaj për tregtimin me shumicë të paisjeve kirurgjikale dhe mjekësore.

Në fakt kompania e Rrapaj që prej vitit 2016 kishte hyrë në marëdhënie tregtare me kompaninë e “Sani Service” të Ilir Rrapaj.

Por në 2021, me firmën e Manastirliut “Globalsher” kthehet në një biznes të ofrimit të shërbimeve mjekësore me shumicë.

Gjithashtu nga Raporti i Kontrollit Tatimor i datës 18 Maj 2018, konstatohet se dhe shërbimet e furnizimit që “Globalsher” ka bërë për “SaniService”, janë shërbime që futen në kategorinë e konsulencës.

Pasi “Globalsher” i Ilir Rrapaj furnizon “SaniService” të Ilir Rrapaj me produkte që nuk i disponon, por i merr nga kompani të tjera, të nënkontraktuara prej saj.

Në këtë rast sipas SPAK, “Globalsher”, konstatohet se shërben vetëm si ndërmjetëse në këtë proces duke mbifaturuar shërbimin e kryer tek “Sani Servi” nga 14 kompani nënkontraktore.

Vetëm në një rast, thotë SPAK 14 subjekte nënkontraktuale kanë faturuar për shërbime të ndryshme me 440 milion lekë të vjetra, kompaninë “Globalsher” të Ilir Rrapaj, e cila ishte futur si nënkontraktore në shërbimin e sterilizimit nga konçesionari “Sani Service” në pronësi të Ilir Rrapaj.

Për të njëjtin shërbim që 14 nënkontraktuesit kanë faturuar 440 milion lekë “Globalsher”, kjo e fundit ka mbifaturuar konçesionarin “Sani service” me 6 miliard 967 milion lekë dhe 321 mijë euro.

Një balancë financiare kjo që tregon vjedhjen e kryer përmes skemës së nënkontraktimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here