Nesër mblidhet Asambleja e PS, çfarë do ndodhë me qeverinë “Rama”?! Kush do bëhet “kurbani” i radhës

0
214

Të hënën pasdite socialistët janë thirrur sërish për të dëgjuar fjalën e kryetarit të tyre në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Ashtu si në takimin e fund korrikut, për punimet e Asamblesë nuk ka një agjendë zyrtare përveçse faktit që do të jetë Kryeministri Edi Rama që do të mbajë fjalën përpara anëtareve të këtij organi vendimmarrës të selisë rozë.

Përpara se të merrte pushimet e gushtit, kryesocialisti shkarkoi të gjithë sekretarin, më në krye numrin dy të partisë Damian Gjiknurin.

Në vend të tij si sekretar të Përgjithshëm komandoi Blendi Klosin ndërsa vendin bosh të kreut të grupit parlamentar ja besoi Bledi Çuçit.

Në mbledhjes e asamblesë të së hënës, Rama pritet të bëjë publike emrat e sekretarëve të rinj si dhe agjendën politike të mazhorancës jo vetëm në raport me kundërshtarët por edhe me dinamikën brenda partisë.

Pasi sipas statute të kësaj force politike është Asambleja ajo që merr vendimin për zgjedhjen e sekretarit apo të sekretarit ekzekutiv.

Ndërsa nga njëra anë pritet që të vlerësojë disa socialsitë duke ju dhënë poste partie, nga ana tjetër ministrat janë përfshirë nga “ethet” e vendimeve të kryeministrit.

Vetë Rama në takimin me gazetaret ka teguar që për pak ditë, duke ju referuar asamblesë do të bëhen publike edhe ndryshimet në qeveri.

Një tjetër vendim që pritet të marrë Asambleja Kombëtare e PS është thirrja e Kongresit në fund të shtatorit ose fillim tetori për të miratuar vendimet që të do merren ditën e hënë pasdite, si organi më i lartë vendimmarrës i PS.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here