“Kreu i SPAK u kërcënua nga Rama”/ Prençi paralajmëron: Në tetor do të kemi ministra të tjerë të arrestuar! S’mund t’i shpëtojnë drejtësisë Beqaj dhe Xhaçka!

0
932

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi ka komentuar  lajmin për kërcënimin e mundshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili u tha se lëvizte me forca sigurie të shtuara.

I ftuar në Syri Tv, Prençi tha se Dumani u kërcënua nga Rama, kur ky i fundit vizitoi Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe e quajti koncesionin e sterilizimit një sukses për qeverinë.

AI paralajmëroi se deri në mes të tetorit do të ketë ministra të tjerë të arrestuar, mes tyre ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

“Shiko, ju i keni parë të gjithë ministrat që kanë shkuar te dera e SPAK-ut. Atje te SPAK-u nuk të thërrasin kot. Atje të thërrasin edhe për dëshmitar. Por Rama është munduar që një pjesë të tyre t’i mbrojë, t’i veshë me pushtet, që t’i bëjë të paprekshëm kundër SPAK-ut, por fatmirësisht, për fatin e shqiptarëve, SPAK mund të ndikohet nga Rama, por nuk është i kapur 100% nga Rama sepse partneri ynë strategjik e ka dorën e fortë tek SPAK-u. E ka të fortë.

Nëse ju keni dëgjuar ditët e fundit “jo u kërcënua kreu i SPAK-ut” etj. etj., kreu i SPAK-ut u kërcënua nga Rama! Nga kryeministri! Se kryeministri vajti në spital dhe i tha: Nuk mund të preket koncesioni i Sterilizimit!

Problemi qëndron se kryeministri e kërcënoi SPAK-un, i tha që atje ku kam dorë unë, ju nuk mund të sekuestroni dhe konfiskoni pasuritë e këtyre kompanive me të cilat vjedh unë dhe ministrat që mbroj unë.

Jo në shtator, por deri nga mesi i tetorit do të kemi ministra të tjerë të arrestuar. Nuk mundet t’i shpëtojë drejtësisë Ilir Beqaj! Nuk mund t’i shpëtojë Olta Xhaçka; atë çka bërë me pronat e ushtrisë, sepse heqja nga plani i përhapjes së vendkomandave dhe reparteve të ushtrisë në vendet më strategjike të bregdetit të një ushtrie vend anëtar i NATO-s, pa kundrafirmën e Presidentit të Republikës në bazë të ligjit. Dhe këtë nuk e ka bërë Olta Xhaçka vetë”, deklaroi Prençi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here