Sali Berisha bën libër në anglisht për “Farsën elektorale të 14 majit

0
125

Partia Demokratike e Sali Berishës ka përfunduar analizën e bërë për zgjedhjet e 14 majit 2023, në të cilën kanë dalë në përfundimin se ky proces elektoral ishte fars.

E të gjithë këtë analizë, kjo forcë politike, nën kujdesin e Berishës e kanë bërë një libër të shkruar në gjuhën angleze. Libri mban titullin “Farsa elektorale e 14 majit  2023 në Shqipëri”, e teksa një rresht sipër saj shkruhet “Libri i zi i zgjedhjeve”.

Për këtë do të bëjnë edhe një promovim, sot në orën 11:00.

Që pas zyrtarizimi të rezultatit, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur zgjedhjet e 14 majit. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mes tij dhe Ilir Metës së Partisë së Lirisë mori 7 Bashki.

Libri i hartuar nga PD-ja e drejtuar nga Sali Berisha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here