Gjendja e Fatos Nanos në spital, flet miku i familjes: Është i vetëdijshëm, jam i bindur se do ia dalë

0
268

Ish-kryeministri i Shqipërisë njëherësh lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano ndodhet i shtruar prej disa ditësh në spital në Tiranë.

Për shkak të gjendjes së tij ai është shtruar në reanimacion ku ka qenë i intubuar, por gjendja shëndetësore e tij është përmirësuar dhe se tanimë është stabilizuar.

Ish-bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministrit, Ilir Kulla, njëherësh mik i familjes ka treguar detaje nga gjendja shëndetësore e liderit historik të PS. Ai tha në emisionin Breaking në Top Neës, se gjendja e Nanos është e mirë dhe mjekët janë optimistë.

Gjendja është shumë më e mire dhe mjekët janë optimistë. Ai është i vetëdijshëm, situata është përmirësuar. Duke e njohur sa i fortë është Fatosi, jam i bindur se do ia dalë.

Unë nuk kam mundur ta vizitoj sepse është në reanimacion dhe mjekët nuk të lejojnë por ajo që di të them është se situata është përmirësuar shumë”, u shpreh Ilir Kulla.

Ai kaloi një periudhë të vështirë edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, kur u shfaq i sëmurë nga problemet në mushkëri, por arriti të rikuperohej pas shtrimit në spital.

Fatos Nano është larguar nga politika aktive që prej humbjes së zgjedhjeve të vitit 2005 kur dha dorëheqjen edhe nga drejtimi i Partisë Socialiste. Pavarësisht disa përpjekjeve për t’u zgjedhur President i vendit, nuk ka mundur dot të marrë mbështetje as nga PS-ja që tashmë drejtohet nga Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here