Wizzair, një kompani palaçosh

0
383

Ylli Manjani

Wizzair? Never ever again!
Kurrë më! Asnjëherë!

Mbrëmë, avioni i linjës Athinë-Tiranë nuk u nis. Që fluturimet anulohen kjo ndodh, por që pasagjerët të trajtohen ç’njerzisht kjo është e papranueshme!
Pasi kisjin anoncuar dy herë shtyrjen e orarit të fluturimit, që do të thotë pritje në aeroport te gate, diku rreth orës 12:00 të natës avioni imbarkohet, por nuk niset megjithse me pasagjerë në bord.

Për më shumë se 2 orë kështu… Tmerr. As në qiell e as në tokë. Pengmarrje.?

Pas 2 orë e kacafiu kujtohen të thonë se avioni nuk niset. Pasagjerët dalin nga avioni, rihyjnë në aeroport dhe lihen aty praktikisht në mes të katër rrugëve. Asnjë mundësi akomodimi!!!

Nuk dihet do niset apo jo sot një avion tjetër!!!
Kjo i ka ndodhur familjes time mbrëmë.

Disa muaj më parë na ndodhi thuajse e njëjta gjë në linjën Eindhoven-Tiranë…

Asnjë mirkuptim nuk mund të tregoj ndaj kësaj kompanie që ofron shërbim ç’njerzor. Na janë shtyrë e madje edhe anuluar fluturime edhe të linjave të tjera por na kanë trajtuar njerëzisht.

Wizzair jo!
E sigurtë është që nuk do ti blejmë më shërbim këtyre palaçove të papërgjegjshëm!
Ptu!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here