Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit G. B., 42 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Maliq, pasi Gjykata e Korçës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.
Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.