I ftuar në një intervistë për SYRI TV, deputeti demokrat Edi Paloka ka folur për zgjidhjen e problemit në parlament se kush do të jetë Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së.
Sipas Palokës, kjo qështje është zgjatur prej 3 javësh me urdhër të kryeministrit Edi Rama për të mbajtur një gjendje sa më konfuze opozitën edhe në Parlament.
Paloka: E drejta u dha pikërisht pas këtyre debateve që u zgjatën prej 3 javësh qëllimisht dhe unë këtë theksova që mos të vijojnë me këtë farsë qesharake dhe me justifikimin se që po presin një përgjigje nga drejtoria juridike e parlamentit për çështjen e Grupit të Partisë Demokratike.
Aty nuk ka nevojë që të ketë një përgjigje nga drejtoria juridike çështja është aq e qartë dhe ka disa precedent ku i fundit ishte sot në Parlament me grupin e aleatëve tanë ku deputetët e atij grupi njoftuan se kanë vendosur si kryetar të tyre zotin Dashamit Shehi. Pra nuk është një çështje që u ndodhen para një të papriture por kjo është zgjatur me urdhër të Ramës për të mbajtur një gjendje sa më konfuze opozitën edhe në Parlament. Sepse është e njëjta edhe me partinë me gjykatat por në qoftë se aty Rama e ka më të lehte me atë formulën gjykatat janë të pavarura dhe unë s’kam çfarë bëj, në Parlament nuk e ka kë mundësi pasi duar e ponc-pilatit janë direkt të zhytyra në gjalb.
Këtu Rama nuk i lanë dot duar dhe të thotë nuk është përgjegjësia ime.
Më në fund edhe u përmbyll publikisht si çështje pasi zonja Felaj deklaroi se ‘ne nuk kemi ndonjë dyshim se Gazment Bardhi është kryetar i grupit parlamentar’.
Kjo mbas 3 javësh dhe pasi numri më i madh i Grupit Parlament të PD-së dërgoi sot një shkresë konfirmuese për t’i dhënë fund kësaj stërgjatje të qëllimshme të mazhorancës.