Shkatërrohet një rrjet kriminal i udhëhequr nga dy shqiptarë

0
515

Policia e Spanjës e mbështetur nga EUROPOL-i, ka shkatërruar një rrjet kriminal të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimit të shumave të mëdha të fitimeve kriminale, ka bërë të ditur të enjten Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Sundim të Ligjit, EUROPOL.

Hetimi kishte nisur më 2021, duke u bazuar në një raport të EUROPOL-it, i cili çoi në identifikimin e një organizate të trafikut të drogës.

Grupi kriminal, sipas njoftimit, drejtohej nga shtetas shqiptarë dhe merrej me prodhimin dhe trafikimin e marihuanës, por organizonte edhe aktivitete të mëdha pastrimi parash për organizatat e trafikut të drogës.

“Hawaladarët”, me origjinë shqiptare, kryenin transfere dhe fshihnin shuma të mëdha parash nga shitja e drogës. Kjo shërbeu për financimin e operacioneve të reja kriminale, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, rrjetin kriminal e kryesonin dy shtetas shqiptarë, njëri ishte drejtues, ndërsa tjetri kishte rolin e togerit dhe kontabilistit. Kurse, dy shtetas kinezë punuan për ta si koordinatorë duke menaxhuar një portofol të madh të institucioneve të shumta aziatike të përhapura në të gjithë Spanjën, të cilat shërbenin si skema për pastrim parash për përfitime nga trafiku i drogës.

Sipas hetuesve, rrjeti kriminal ka pastruar para në vlerën e mbi 65 milionë eurove nga aktivitetet e trafikut të drogës në më pak se një vit, vetëm midis majit 2020 dhe marsit 2021.

Shtetasit kinezë luajtën një rol të madh në këto aktivitete kriminale duke pastruar sasi të mëdha të aseteve kriminale nëpërmjet bizneseve legale. Këto shuma të mëdha parash do të kalonin fillimisht nëpër këto struktura ligjore dhe më pas do të kompensoheshin diku tjetër. Në fund, asetet kriminale do të arrinin në vendin e origjinës dhe më pas do të investoheshin atje. /REL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here