Banorët e Zall Herrit në protestë: Inspektoni digën e Bovillës! Nëse shpërthen ndërtesat do të bien si kërpudha

0
197

Banorët e njësisë administrative të Zall Herrit janë hedhur sot në protestë, pasi akuzojnë se guroret që punojnë në këtë zonë kanë dëmtuar cilësinë e ujit të pijshëm madje dhe rrugën.

Një prej banorëve është shprehur se ekspertët duhet të vijnë dhe të inspektojnë digën e liqenit të Bovillës. Ai paralajmëroi se kjo digë paraqet një rrezik të madh për kryeqytetin dhe zonën përreth, pasi sipas tij nëse ajo shpërthen “ndërtesat do të bien si kërpudha” për shkak të sasisë së madhe të ujit. “Nuk kemi çfarë të bëjmë. Le të vinë ekspertë për të verifikuar si është diga. Dje shpërtheu diga e liqeni artificial, por nëse shpërthen diga e Bovillës, do i këpusë si kërpudha ndërtesat e Tiranës. I kam thënë shefit të OFGJ-së që më thirri dhe nuk e mori në konsideratë denoncimin tim. Do këputen shtëpitë si kërpudha, do përmbyset Tirana nga Bovilla”, u shpreh një prej tyre

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here