Charles McGonigal agjenti i kundërzbulimit të FBI-së të Nju Jorkut do të përballet sot në Uashington me një padi prej nëntë pikash, i akuzuar se mashtroi dhe nuk raportoi pagesat në para dhe udhëtimet që ai bëri me Agron Nezën në Shqipëri.Ai më parë u deklarua i pafajshëm për këto akuza. Por tani e ka pranuar fajësinë.
Akuzat më të rënda kundër McGonigalriskojnë një dënim maksimal prej 20 vitesh burg, por ka të ngjarë që prokurorët të kërkojnë një dënim më të butë si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.
Gazeta e madhe amerikane, Washington Post, ka i kushtuar sërish një artikull aferës McGonigal dhe lidhjeve të tij shqiptare ku përmendet edhe kryeministri Rama (me poshte shkrimi i plote).
Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i spiunazhit shqiptar, ndërsa punonte ende për FBI. Ai më parë u deklarua fajtor për ndihmën ndaj një oligarku rus, Oleg Deripaska.
Ish-spiuni kryesor i FBI-së në Nju Jork, i cili muajin e kaluar u deklarua fajtor për komplot për shkeljen e sanksioneve të SHBA-së dhe pastrimin e fondeve për një miliarder rus që ai dikur e kishte hetuar, do të pranojë fajin të premten pasi ka fshehur pagesa sekrete në para, ndërsa mbikëqyrte raste shumë delikate.
Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në
Seanca dëgjimore për 55 vjeçarin, Charles F. McGonigal, u caktua për në orën 14:00 të së premtes (20 me orën shqiptare) përpara gjykatëses së qarkut të SHBA Colleen Kollar-Kotelly, në Uashington. Ky vendim u mor pas bisedimeve me prokurorët federalë, për pranimin e fajësisë.
Kushtet e marrëveshjes nuk u bënë të ditura por ato nuk janë përfundimtare derisa të pranohen nga një gjyqtar. McGonigal u përball me dy akuza federale për falsifikimin e të dhënave ose dokumenteve, të dënueshme deri në 20 vjet burg, dhe shtatë akuza për fshehje të fakteve materiale ose dhënie të deklaratave të rreme, të secilat parashikojnë deri në pesë vjet burg.
Avokati i McGonigal, Seth DuCharme dhe një zëdhënëse e zyrës së avokatit amerikan për Distriktin e Kolumbisë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment përpara seancës.
Si agjent special i ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork nga viti 2016 deri në 2018, McGonigal mbikëqyri hetimet e oligarkëve rusë, duke përfshirë Oleg Deripaska, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin. McGonigal doli në pension nga FBI në shtator 2018. Ai u padit nga autoritetet federale në janar në dy raste të veçanta që tronditën komunitetin e kundërzbulimit të SHBA, duke ekspozuar cenueshmërinë ndaj korrupsionit të atyre që mbajnë sekretet e ndjeshme të qeverisë së vendit.
McGonigal u deklarua fajtor muajin e kaluar në Manhatan për marrjen e 17,500 dollarëve duke punuar fshehtas për disa muaj gjatë vitit 2021 për llogari të Deripaska. Ai pati marrë detyrë për të hequr emrin e miliarderit nga lista e sanksioneve të SHBA-së dhe për të hetuar mbi një tjetër oligark, rival të Deripaskës. Veterani 22-vjeçar i FBI-së pranoi se kishte marrë ato që ai qe i ndërgjegjshëm se ishin pagesa të paligjshme, nga një bankë në Qipro.
Deripaska u ndalua të bënte biznes me amerikanët pas pushtimit të Krimesë nga Rusia, por McGonigal negocioi për 25,000 dollarë pagesa mujore, që do të dërgoheshin në një llogari të kontrolluar nga Sergey Shestakov, një përkthyes për qeverinë amerikane, i cili ishte një ish-diplomat rus, sipas aktakuzës. McGonigal u deklarua fajtor për një nga katër akuzat kundër tij, një akuzë konspirative e dënueshme deri në pesë vjet burg. Shestakov është deklaruar i pafajshëm dhe do të përballet me procesin përpara gjykatëses Jennifer H. Rearden në Manhattan.
Një aktakuzë e dytë, është ngritur në Uashington ndaj McGonigal për fshehjen e pagesës prej 225,000 dollarësh, që ai dyshohet se kishte marrë nga Personi A. Ky i fundit i përshkruar në dokumentet e akuzës si një burrë nga Nju Xhersi, që kishte punuar dekada më parë për shërbimin sekret shqiptar, dhe që gazeta e ka raportuar se është Agron Neza. McGonigal akuzohet gjithashtu se ka vepruar për të çuar përpara interesat e Nezës që së paku prej gushtit 2017 dhe ka vazhduar ta bëjë pas daljes në pension nga FBI, ndërkohë që nuk ka zbuluar marrëdhënien, si dhe një “marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë”, Edi Rama.
Sipas aktakuzës, McGonigal mori 225,000 dollarë në para nga personi A në fund të vitit 2017.
Muaj më vonë, FBI me nxitjen e McGonigal hapi një hetim ndaj një lobisti amerikan për partinë kryesore politike opozitare të Ramës në Shqipëri, një hetim që përdorte personin A si burim informacioni, pretenduan prokurorët.
Në një udhëtim të veçantë në Austri në vitin 2017, McGonigal dhe një prokuror i Departamentit të Drejtësisë intervistuan një politikan shqiptar (Tom Doshin /shenim i Lapsi.al) të cilit McGonigal i ishte prezantuar nga Neza, dhe i cili donte që dikush të hetonte një kërcënim me vdekje, të akuzuar në
Një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që është akuzuar ndonjëherë për një krim, McGonigal drejtoi hetime të rëndësishme të inteligjencës, duke përfshirë publikimin nga WikiLeaks ne 2010 të kabllogrameve të klasifikuara të Departamentit të Shtetit. Ai kishte akses në një sasi të jashtëzakonshme informacioni të ndjeshëm, duke përfshirë hetimet e spiunëve të huaj ose shtetasve amerikanë të dyshuar se punonin në emër të qeverive të huaja, dhe të huajve që FBI dhe CIA po rekrutonin për të spiunuar për Shtetet e Bashkuara.
Në seancën e tij për pranimin e fajësisë në Nju Jork, McGonigal tha: “E kuptova se çfarë pasojash sollën veprimet e mia dhe jam thellësisht i penduar për këtë”. Duke u përballur me dënimin më 14 dhjetor, ai shtoi se: “Unë paraqitem para jush në këtë gjykatë për të marrë përgjegjësinë e plotë pasi veprimet e mia nuk synonin kurrë të lëndonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”.