Nga Sali Berisha
Të dashur miq, këto ditë Edi Rama, në shërbim të hapur të padronit të tij Vuçiç, vazhdon ndërhyrjen brutale në punët e brendshme të Kosovës. Në vend të kërkesës për sanksione ndërkombëtare ndaj Serbisë, pas aktit të saj terrorist të 24 shtatorit, argati i Vuçiç, në një ndërhyrje të rrezikshme në punët e brendshme të Kosovës sikur të ishte kryeministër i saj, përsërit kërkesën e padronit të tij dhe Sergey Lavrovit për Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën me qëllimin e vetëm zhbërjen e arritjeve 20 vjeçare të Kosovës dhe futjen e Rusisë në tryezën e bisedimeve të Konferencës me rezultat përfundimtar, ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë. Po në këtë kontekst dhe po për këtë qëllim, në vend të mbështetjes së kërkesës për hetim ndërkombëtar të aktit terrorist të 24 shtatorit, të cilin Rama nuk e konsideron të tillë, ai në një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kosovës, përsërit kërkesën e padronit të tij për vënien e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it.
Kështë, në kundërshtim të hapur me qëndriminin e prerë të qeverive të SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, për rolin e linjës së parë të policisë së Kosovës në sigurimin e rendit në të gjithë teritorin e Republikës, Rama dje i shpërftyruar i përsëriti gjoja si euroatlantist, por në fakt si serbo-rus kërkesën e padronit të tij, për vëndosjen nën kontrollin e KFOR-it veriun e Kosovës. Madje ai në një perpjekje të ulët përçarëse u përpoq të fus pyka në udheheqjen politike të Kosovës dhe mashtroi haptas opinionin duke deklaruar se kërkesën për vënien e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it e ka bere edhe presidentja Osmani.
Në dekleratën e tij Rama u shpreh konkretisht dje se: Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë.”
Lidhur me këtë mashtrim dhe provokim të ulët të Edi Ramës, që bën zëdhënësin e Vuçiç, zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Zj. Vjosa Osmani, Bekim Kupina, tha : Se ajo ( presidentja) në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni themelor për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj.” Ky përgënjeshtrim i Presidencës së Kosovës dëshmon shkallën e vasalitetit të Edi Ramës nga Beogradi, dëshmon se deri ku mund arrijë ai në shërbimet e tij ndaj padronit të tij si armik i Kosovës.
Partia Demoratike e Shqipërisë denoncon me forcën më të madhe këto qendrime të rrezikshme të Edi Ramës si një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kosovës për llogari të Beogradit me qëllimin e vetëm ndarjen dhe copëtimin e Kosovës midis Shqipërisë dhe Serbisë.
Partia Demokratike mbështet kërkesën e drejtë të autoriteteve të Kosovës për hetim ndërkombëtar të aktit terrorist të organizuar nga Beogradi më 24 shtator në Banjskë, Zveçan; vendosjen para ligjit të autorëve, organizatorëve dhe sponsorizuesve të këtij akti.
Partia Demokratike i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, Rusisë së vogël në rajon, që mban konfliktin të varur në gozhdë, e gatshme të ndezë në çdo rast flakët e tij në rajon. Dëshmia e fundit e ketij qëndrimi ishte organizimi në Zveçan i kryengritjes së armatosur kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe dërgimi i grupeve terroriste për realizimin e saj.
Së fundi, Partia Demokratike bën thirrje për dërgimin sa më parë në Hagë të “serbomadhit” Aleksandër Vuçiç, për pjesëmarrjen e tij aktive në gjenocid dhe krime makabre kundër njerëzimit të Beogradit ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Aleksandër Vuçiç është realisht një Millosheviç i ri, por edhe një Putin i vogël në rajonin tonë!