Fitorja me Çekinë, Silvinjo: Besoj vetëm te puna, sot kemi bërë një hap të rëndësishëm

0
202

Kushdo që ka qenë skeptik në momentin e emërimit të brazilianit Silvinjo në pankinën e Shqipërisë me siguri ka ndërruar mendje. Braziliani po udhëheq kuqezinjtë në një rrugëtim spektakolar drejt Euro 2024 dhe fitorja me Çekinë ishte shembulli konkret, në një ndeshje të interpretuar shumë mirë, siç e theksoi edhe ai.

“Tani të mundim Brazilin? Sa i përket Brazilit, ngadalë-ngadalë, avash-avash. Po, një ndeshje shumë e bukur. Kemi bërë mirë, e kam thënë që ata nuk ishin mundur ende. Janë skuadër fizike, e fortë, e vendosur mirë, kemi bërë me të vërtetë shumë mirë, jemi të kënaqur.

Është e drejtë, kem bërë një hap të rëndësishëm. Nuk ka mbaruar, por kemi bërë një hap të rëndësishëm. Por e dimë që të gjithë, jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka mbaruar, e kam thënë gjithmonë që në nëntor vendoset gjithçka.

 

Me punë, gjëja e parë ishte të jetoja në Tiranë, Federata na lejon që të bëjmë të gjithë punën. Aty shihet çdo lojtar, në Tiranë, jashtë, shumë udhëtime dhe komunikim me lojtarët që është shumë e rëndësishme. Mendoj se është e rëndësishme dhe ata e kanë kuptuar që është një grup, ne jemi një. Nëse ekziston mundësia për të ecur para, është si grup.

Kam thënë që duhet menaxhuar më mirë ndeshja në pushim. Ne kemi skuadër tranzicioni. Bajrami, Muçi, Seferi, Uzuni nuk janë për mbajtje topi, duan të shkojnë në gjysmëfushën kundërshtare dhe sulmojnë.

Ata bënë lëvizje në mesfushë dhe futën një lojtar më teknik ku kalonte gjithmonë topi. Ne bëmë shumë tranzicione, ndaj ndeshja bëhej shumë e hapur për ne. Nuk kisha rrugë tjetër se ata pasi mbeten me 10, nuk kishin çfarë të humbnin dhe dolën para.

 

Unë besoj te puna. Po e dini që në futboll punohet e punohet por vjen edhe momenti kur gjërat nuk shkojnë mirë. Këtu është ambienti që beson, është të ndërtosh një ambient të shëndetshëm për të krijuar futboll edhe për ata jashtë skuadrës”, tha Silvinjo për “SuperSport” pas ndeshjes.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here