Mesditën e sotme kanë rënë tre vatra zjarri në Marinzë, duke rrezikuar banesa dhe stanet e bagëtive.
Zjarri fillimisht është pikasur nga punonjës të kompanisë “Bankers Petroleum” të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse të Rroskovecit, Fierit dhe Bankersit të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve dhe largimin e rrezikut pranë banesave ku ndodheshin të alarmuar banorët e zonës.