Reshjet e vazhdueshme në Kosovë, kanë nxjerë nga shtrati lumenjtë Llap, Sitnicë dhe Ibër duke përmbytur zonat përreth.
Në komunën e Kastriotit janë përmbytur disa fusha. Sa i përket pjesës veriore, nga vërshimet e lumit Ibër, janë përmbytur arat.
Shiu ka dëmtuar edhe rrugën që lidh “Lagjen e Doktorëve” me “Kroin e Vitakut” në Mitrovicë, ku gjysma e rrugës së asfaltuar është shembur tërësisht.
Përmbytje ka pasur edhe në fshatin Lupç të Prishtinës, Dobrevë të Fushë Kosovës dhe në zona të tjera fushore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se reshjet do të vazhdojnë edhe të hënën, e mund të shkaktojnë rritje te nivelit të ujit në rrjedhën e lumenjve.