Një karikaturë për kryeministrin Benjamin Netanyahu i kushtoi Steve Bell-it punën e tij.
Karikaturisti historik i “The Guardian” u pushua nga gazeta progresive britanike sepse vizatimi u konsiderua “anti-semitik”.
Vetë Bell e dha lajmin pas më shumë se dyzet vitesh punë për “The Guardian”.
“Më përzunë jashtë”.
Gazeta është kundërpërgjigjur me një deklaratë, duke konfirmuar thjesht se kontrata e tij nuk është rinovuar.
Bell e portretizoi Netanyahun të veshur me doreza boksi, me njërën prej të cilave ai mban një bisturi të drejtuar në barkun e tij të ekspozuar, mbi të cilin ka skicuar një prerje në formën e Rripit të Gazës
Në mbishkrim, kryeministri izraelit deklaroi: Banorë të Gazës, largohuni menjëherë nga këtu!
Si për të thënë se ishte vetë Netanyahu që lindi Hamasin dhe dhunën brutale të sulmit të 7 tetorit kundër hebrenjve.
Sapo u pa në gazetë, nuk u pranua, drejtuesit e cilësuan si “të papranueshme”, por, në fund, gjithsesi përfundoi në media sociale, duke shkaktuar jo pak polemika.
“Është bërë pothuajse e pamundur të vizatosh diçka për Izraelin te ‘The Guardian’ pa u akuzuar për antisemitizëm”, tha karikaturisti anglez, duke komentuar polemikën.
Ai theksoi se karikaturat kanë qenë “një pjesë e rëndësishme e ‘The Guardian’ për dyzet vitet e kaluara”.
Për Steve Bell kjo situatë nuk është e re.
Nuk është hera e parë që ai akuzohet për antisemitizëm.
Në vitin 2020 ai ndezi një polemikë të ngjashme me një karikaturë që përshkruan Keir Starmer, liderin e ri të Partisë Laburiste Britanike, duke ofruar kokën e paraardhësit të tij Jeremy Corbyn në një pjatë argjendi.
Imazhi u krahasua me një pikturë të Caravaggio të titulluar “Salomé me kokën e Gjon Pagëzorit”, frymëzuar nga historia e Dhiatës së Vjetër në të cilën Salomé, e bija e mbretit Herod, kërkon kokën e Gjon Pagëzorit.