Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e sotme në zonën e Kombinatit, në Tiranë.
Mësohet se një grua shtatzënë ka goditur me thikën e bukës bashkëjetuesin, e identifikuar si Erald Tosku pas një konflikti në banesë.
Ky i fundit është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut.
Gruaja është shoqëruar në komisariat por nuk është arrestuar për faktin se është shtatzanë dhe ka një fëmijë 1 vjeç për t’u kujdesur.