Beteja e opozitës kundër qeverisë/ Lubonja: Situatë e pashembullt politike, kërkohen akte ekstreme si greva e urisë

0
159

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News24, foli për betejën e re politike të opozitës, i cili nisi dje me bllokimin e Kuvendit.

Ai u shpreh se në këtë situatë politike kërkohen akte ekstreme dhe greva e urisë do ishte një prej tyre, ndërsa shtoi se problemi qëndron te sensibilizimi.

“Në këtë situatë kërkohen akte ekstreme. Greva e urisë është një akt ekstrem. Problemi është sesa edhe këto akte mund të arrijnë të sensibilizojnë. Kemi parë dhe protesta të fuqishme… kështu që nuk mund t’i dalësh kundër këtyre akteve, është akt i fuqishëm greva e urisë, tërheq vëmendje dhe nuk mund t’i dalësh kundër. Situata është e tillë dhe kërkon sensibilizim dhe akte ekstreme. Pastaj sa do të përfillen dhe sesa i ndjek publiku… Rama ka punuar për ta delegjitimuar këtë opozitë dhe për të qenë ai i pari në lojë. Duhet të jetë një grevë urie tamam, jo me ushqim nga pas”, u shpreh Lubonja.

Sakaq Lubonja komentoi Samitin e Berlinit në Tiranë, ku tha se ishte një shoë propagandistik që i shërbeu kryeministrit Edi Rama dhe liderëve Perëndimorë.

“Ishte një shoë propagandistik i dyanshëm. Jo vetëm nga ana jonë por edhe nga ana e politikanëve Perëndimorë. Erdhën për të mbajtur gjallë atë utopi që e quaj unë, si një lugë bosh. Ata vijnë dhe na thonë që do bëjnë kështu e ashtu, por kur?

Dhe harxhimet që bën, se jemi vend i varfër… Ky samit i shërbeu edhe kryeministrit edhe Perëndimorëve. Një mbajtje gjallë e kësaj utopie. Shohin andej, e jo nga erdoganizmi dhe putinizmi, por taktikat janë ato.”, përfundoi Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here