Akuzat ndaj Berishës/ Meta: Kërkojnë shmangien e vëmendjes nga aferat korruptive të Ramës të cilat opozita po i denoncon me këmbëngulje !

0
185

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe procedimit të kreut të opozitës, Sali Berisha.

Në një postim në facebook, Meta shkruan se këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.

“Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.

Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave.

Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë,” shkruan Ilir Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here