Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe bashkëpunëtorit të tij Pandeli Kokaveshi, të cilët kishin kërkuar shpalljen e hetimeve të pavlefshme.
GJKKO vlerësoi se kjo kërkesë ishte e pabazuar në ligj.
Pas këtij vendimi avokatët e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese.
Beleri nuk ishte i pranishëm në seancë por përfaqësohej nga avokatët.
Beleri kërkonte pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.