Përvetësuan tokën me vlerë 2.7 mln euro/ Prokuroria Vlorë sekuestron pasurinë, lë në burg vëllain ndërsa e motra në ‘arrest shtëpie’

0
215

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vendosi sekuestrimin e 13.750m2 tokë e vlerësuar 2.750.000 euro, në fshatin Gjilek të Bashkisë Himarë.

Nga hetimet u provua se kjo sipërfaqje është regjistruar pranë ASHK Vlorë me dokumente të falsifikuara.

Pas hetimeve, gjykata caktoi masën ‘arrest me burg’ për shtetasin me inicialet E.M., dhe ‘arrest shtëpie’ për motrën e tij, shtetasen me inicialet L.M.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vendosi sekuestrimin e 13.750m2 tokë e vlerësuar 2.750.000 euro, në fshatin Gjilek të Bashkisë Himarë, pasi nga hetimet u provua se është regjistruar pranë ASHK Vlorë me dokumente të falsifikuara. Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1051 të vitit 2021, me kërkesë të prokurorisë u vendos masa e sigurimit “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasin E.M. si dhe masa e sigurimit“Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për shtetasen L.M.

Nga aktet e administruara gjatë hetimit, rezultoi e provuar se këta shtetas plotësojnë elementët e veprës penale “Falsifikimit të dokumenteve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim si dhe “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186/2, 190/2 dhe 287, paragrafi i 2 të K.Penal. Për regjistrimin e pronës shtetasja L.M., inicioi një proçes gjyqësor administrativ pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë, ku kërkoi regjistrimin e të gjithë sipërfaqes sipas dokumentit pronësor AMTP nr.9859. Në gjykimin administrativ, nga ana e shtetasve E.M. dhe L.M., janë përdorur dokumentet e falsifikuara, Formular nr.6 dhe AMTP.

Dokumentet e falsifikuara u përdorën në disa institucione nga ana e personave nën hetim, si; Këshillin e Qarkut Vlorë; Bashkinë Himarë; në procesin gjyqësor të zhvilluar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë si dhe më pas pranë ish-ZVRPP Vlorë (sot ASHK). Nga hetimi u provua se, mbi pronën pas regjistrimit janë kryer veprime, ndarje, transaksione/shitje të shumta, duke kaluar pjesën më të madhe nga sipërfaqja totale 13.750m2, tek persona të tretë. Në kohën e kryerjes së veprimeve të mësipërme, shtetasi E.M. ka qenë në detyrën e topografit të Bashkisë Himarë.

Po kështu, nga hetimet rezultoi e provuar se pas regjistrimit pranë ish-ZVRPP Vlorë të sipërfaqes prej 13.700 m2, mbi këtë pasuri janë kryer veprime juridike me qëllim fshehjen/mbulimin e natyrës së paligjshme të pasurisë së përfituar me anë të dokumenteve të falsifikuara. Një pjesë e kësaj prone ka mbetur në bashkëpronësi të shtetasve E.M., dhe L.M., Ndërsa nga sipërfaqja totale prej 13.750 m2, është shitur një sipërfaqe prej 7050 m2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here