Një grup studiuesish gjejnë fosilin e një dinosauri që ka jetuar rreth 250 milionë vite më parë. Ekipi i drejtuar nga paleontologu Richard Butler i Universitetit të Birmingamit në Britaninë e Madhe e bëri zbulimin në Rio Grande do Sul të Brazilit. Ekspertët besojnë se gjetja e këtij fosili do të hedhë dritë mbi evolucionin e dinosaurve në planetin tonë.
Fosili gjet krejt rastësisht kur një anëtar i ekipit të studiuesve shkeli mbi një shkëmb nën të cilin ishte ruajtur e paprekur fosilja.