Shpërthen debati te ‘Ligjet’/ Korreshi: Keni shkelur rregulloren, më ke hequr 10 ditë pune! A jemi një m*t komisioni ligjesh apo çfarë jemi?

0
102

Deputetet e opozitës në Komisionin e Ligjeve kanë akuzuar kryetaren Klotilda Bushka se ka shkelur Rregulloren me përjashtimin e deputetëve.

Për këtë arsye, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit, duke mos lejuar përfaqësuesit e Qeverisë që të flasin dhe as deputetët e Partisë Socialiste. Saimir Korreshi ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj Klotilda Bushkës, të cilën e akuzoi se i ka hedhur 10 ditë punë, dhe se nuk e ka njoftuar si pjesë e Sekretariatit të Etikës.

Korreshi e quajti mbledhjen si “m*t komisioni ligjesh”.  “Keni kaluar në Komisionin Anti-ligjor? Na ke hequr 10 ditë punë dhe s’na keni njoftuar në Komision. Na dërgoni një mesazh, unë anëtar i sekretariatit të etikës, njoftohem vetëm 12 minuta përpara dhe nuk më vjen as materiali. A jemi një m..t Komisioni Ligjesh, apo çfarë jemi?”, u shpreh Korreshi i revoltuar.

Por Bushka akuzoi demokratët se kanë prekur fundin dhe se duhet të distancohen nga dhuna në Parlament. Pas nderprerjes se mbledhjes, deputetet e PD nuk kane lejuar perfaqësuesit e Qeverise të flasin, c’ka solli dhe ne dështimin e mbledhjes!

Sherri në Kuvend

Saimir Korreshi: Keni kaluar në Komisionin Anti-ligjor? Na ke hequr 10 ditë punë dhe s’na keni njoftuar në Komision. Na dërgoni një mesazh, unë anëtar i sekretariatit të etikës, njoftohem vetëm 12 minuta përpara dhe nuk më vjen as materiali. A jemi një m..t Komisioni Ligjesh, apo çfarë jemi?

Klotilda Bushka: Të tërheq vërejtje për ruajtjen e etikës dhe nuk është procedurë e Komisionit të Ligjeve kjo.

Saimri Korreshi: Ti s’mund të drejtosh një komision ligjesh….

Klotilda Bushka: M’u drejto me ju, jo me ti. Ta ndërpres fjalën…

Saimri Korreshi: Ti s’ke të drejtë të heqësh të drejtën e fjalës.

Gazment Bardhi: Ti s’ke të drejtë të dhunosh kolegun…

Klotilda Bushka: Dhunën përdoreni atje ku ju ecën, jo në Kuvendin e Shqipërisë. Mendova  se do flisnit për dhunë e një deputeti që goditi një koleg tjetër… Fundi i parlamentarizmit. Mendova se do kërkonit falje, që do distancoheni nga dhuna.

Bledion Nallbati: Me jep fjalën…

Klodilda Bushka: Jo nuk ta jap fjalën. Keni prekur fundin..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here