Facebook për Turqinë nuk vepron siç veproi për Francën

0
197

Facebook nuk do t’u ndihmojë përdoruesve të saj për të ndryshuar fotot e profilit të tyre në mbështetje të viktimave të fundit të terrorizmit në Ankara, pavarësisht se një gjë të tillë e ka bërë për sulme të tjera terroriste, të tilla si ato në Paris.

Shumë përdorues të Facebook e kanë kritikuar reagimin ndërkombëtar ndaj bombardimeve në Ankara, duke qenë se vëmendja ndaj sulmeve të tilla terroriste në vende si Franca apo Britania e Madhe do të merrnin trajtim më dinjitoz.

Por edhe Facebook nuk do t’u japë përdoruesve mundësi për të ndryshuar fotografinë e profilit të tyre në mbështetje të viktimave.

Aplikacioni i Facebook i lansuar për fotot e profilit, i cili vendoste mbi foto flamurin e Francës, nuk vlenë edhe për Turqinë.

Por ajo që bëri Facebook ishte minimalja, duke aktivizuar butonin e Sigurisë, i cili vendoset për njerëzit që jetojnë, punojnë apo vetëm gjenden pranë vendit të katastrofës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here