Edi Rama “braktis” Veliajn. Anullon pjesmarrjen në festë për Ditën e Verës

0
180

 

Veliaj vishet si “Supermen” në festën e Ditës së Verës dhe shëtit në këmbë në bulevardin e Tiranës.

Sejrie Baleta

Për herë të parë, Edi Rama i mungon festimeve të Ditës së Verës në Tiranë. Ai ka anulluar pjesmarrjen në festë, pak minuta pasi kjo ishte lajmëruar për mediat. Në orën 09;58 zyra e shtypit e kryeministrit njoftoi gazetarët se Edi Rama do të bëhet pjesë e festimeve së Ditës së Verës bashkë me kryetarin e Bashkisë, Erjon Veliajn. Pak minuta më pas, u njoftua se në festime “do të jetë i pranishëm kryebashkiaku dhe jo kryeministri”. Refuzimi për Erjon Veliajn vjen në një moment të vështirë për të. Rritja e taksave për tregtarët, gjobat ndaj të vëarfërve, shembja e shtëpive pa dëmshpërblime, përplasja me shoqërinë civile e kanë kthyer Erjon Veliajn në një pushtetar arrogant, që nuk e kontrollon dot më konfliktin. Por kjo nuk është hera e parë që Rama refuzon Veliajn. Pak kohë më parë, në dëgjesën për projektin e hyrjes tek Parku i Liqenit ai injoroi totalisht praninë e Veliajt kur i kaloi pranë. Për të mos folur pastaj për refuzimin që i bëri ftesës për dasëm.Janë këto dhe sorrolatjet në të cilat flasim për një marrëdhënie të krisur mes Ramës dhe Veliaj. Të gjitha këto moment refuzimi janë një”Jo” e madhe  dhe një inorin për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Por ky i fundit është aq i vogël në mentalitet saqë del dhe feston ditën e verës me fëmijët sikur të ishte një festë për ta. Dita e Verës është një festë e cila është festë tradicionale e qytatit të Elbasanit dhe jo e fëmijëve të Tiranës.

Veliaj vishet si “Supermen”

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka zbritur në sheshin “Nënë Tereza” për ditën e verës. Ai ka falenderuar qytetarët të cilët luftojnë me dashuri për kryeqytetin të cilin e pret një vit, sipas Veliajt, tepër i mirë. Bluza me Supermen nuk e ndihmoi te mberrinte ne orar ne aktivitet.  Me të vetmen veshje fëminore që tha se kishte në garderobë  kryetari i Bashkisë  së  Tiranës  Erion Veliaj iu bashkua festimeve të  ditës së  verës.  Bulevardin e përshkoi në  këmbë  bashkë  me fëmijët.  Një  fushë basketbolli   ishte improvizuar në  sheshin “Nënë  Tereza”. Basketboll kryebashkiaku  luajti për Tiranën megjithatë  me skuadrën e futbollit nuk ka ndërmend të  tregohet dorëlëshuar. Ai ka reaguar dhe në lidhje me situatën e krizës së këtij klubi. Veliaj tha se i ka kërkuar mazhorancës aksionere që të mblidhet dhe të bëjnë një bilanc si shpenzohen paratë. Duke bërë një krahasim nëse do të paguante një lojtar për 7 minuta lojë, Veliaj tha se do të zgjedhë të ndërtojë çerdhe dhe shkolla.

Veliaj i përgjigjet LSI-së për klubin e Tiranës

“Fanela e Tiranës është një çështje që është duke u diskutuar. I kam kërkuar mazhorancës së aksionerëve që të bëjë një mbledhje të aksionerëve. Unë nuk e kam për herë të parë që drejtoj kompani publike. Ata që e kanë shumicën duhet të thërrasin pakicën që është bashkia e Tiranës, të bëjmë një takim të aksionerëve, të bëjmë një bilanc sesi shpenzohen paratë. Ne nuk mund të bëjmë blerje të çmendura, duhet t’i shtrijmë këmbët sa e kemi jorganin. Nëse ju më thoni mos bëj një çerdhe ose një kopësht për të paguar një luajtur 7 minuta në 130 mijë euro më shumë sesa Ronaldon unë gjithmonë do zgjedh të bëjë shkolla e shkolla sesa lojtarë që s’janë fare në Shqipëri. Në këtë sens, të gjitha këto duan më pak histeri, me shumë pjekuri dhe vendime të mira”shprehet Veliaj

Kërkesa e LSI-së

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës i ka dërguar një letër kreut të këtij Këshilli, Aldrin Dalipi, në lidhje me klubin e futbollit të Tiranës. Sipas këshilltarëve të LSI-së, gjendja e këtij klubi është tejet e vështirë. Sipas këshilltarëve të LSI-së, Bashkia e Tiranës duhet të përballojë detyrimet që rrjedhin nga përqindja e përfaqësimit si aksionarë të Klubit të Futbollit të Tiranës, duke kthyer këtë ekip në vëmendje dhe traditën që meriton.  “Klubi Futbollit Tirana si një ndër klubet me histori dhe traditë në sportin shqiptar, ka dhënë kontributin e tij  ndër vite duke prodhuar breza të tërë sportistësh me vlera qytetare.  Këta sportistë jo vetëm i kanë shërbyer krenarisë qytetare të Tiranës, por me talentin e tyre kanë dhënë kontributin në jetën sportive kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si ambasadorë të sportit shqiptar”, thuhet në letër. Ky nuk është reagimi i parë i LSI-së. Pak ditë më parë, reagoi edhe kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili.  Ndërsa fëmijëve kryetari Veliaj iu tha se këndin e lojrave tek liqeni do ta kenë  gati me 1 qershor. Me stinën e re kryetari i Bashkisë u shpreh se ka parashikuar nisjen e dy muajve  konsultime  me qytetarët para se të fillojë zbatimin e projektit qër ta kthyer  sheshin “Skëndërbej” në zonë pedonale me gurë, pllaka dhe bimë nga rrethe të ndryshme të vendit.

Shpenzimet për Ditën e Verës

Bashkia e Tiranës shpenzoi 78 në mënyre jo transparente dhe pa prokurorim

Dita e Verës dhe si një ditë e tillë të gjitha Bashkitë bëjnë organizimet e tyre përkatëse, për ta festuar sa më këndshëm këtë ditë të shënuar. Deri këtu nuk ka asgjë shqetësuese. As kur vjen fjala për shpenzimet që kjo ditë meriton. Por shqetësuese mund të bëhet kur shpenzimet për këtë ditë bëhen në mënyre jo transparente dhe pa prokurorim. Festimet për Ditën e Verës i kanë kushtuar Bashkisë së Tiranës 78 milionë lekë të vjetra. Kompania që ka përfituar këtë fond quhet “Gjenerata e Re”, me NIPT J61826053A. Por në faqen elektronike të QKR-së nuk mund të marrësh asnjë informacion për këtë firmë, pasi rezulton se ajo nuk ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin. Shpenzimet e kryera nga Bashkia e Tiranës për festimet e Ditës së Verës  nuk janë transparente dhe janë kryer pa prokurim. Ndërsa Spending Data konstaton se kjo kompani ka fituar përmes dy projekteve dy tendera me vlera tepër të larta, duke arkëtuar 93 milionë lekë të vjetra. Siç është rasti i Bashkisë Tiranë, ku nga një investigimi i shpejtë rezulton e në Buletinët e Prokurimeve Publike, mund të gjesh prokurime të ndryshme nga Bashkia Tiranë por nuk gjen asnjë prokurim sa i takon zbukurimit të qytetit në raste festash, ndonëse qyteti është zbukuruar në këto ditë.Ndërsa skamja dhe papunësia rritet çdo ditë në kryeqytati ai shkon dhe shpenzon para për të festuar dhe për të reklamuar projektet e tij që kanë bërë që mijëra qytetarëve tu shëmben shtëpitë si në rastin tek Stacioni i Trenit. Tu ndotet ajti duke shkatërruar jo vetëm ambjentin por edhe biodiversitetin tëk ndërtimi që po bën tek Liqeni Artificial. Nga ana tjetër ai ka bërë që mijëra të varfër me lot në sy dhe në skamje për kafshatën e gojës të jene në kërkim të saj por ky nuk i lejon të tregtojnë një kuti me fara në cep të rrugës. Këto dhe shmë të tjera po i bërballin qytatarët e Tiranës me vuajteje dhe me skamje të gjallë që një ditë më lule të zbukuruara në kryeqytat u duket sikur u ka marrë edhe shpresën e fundit me të cilën kishin shpresën se do tu vinte në ndihmë për të fituar kafshatën e gojës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here