Shpërthimi me 50 të vdekur në spitalin e Gazës, Izraeli merr përsipër sulmin: Përdorej nga Hamasi

0
247

Izraeli ka marrë përgjegjësinë për një sulm jashtë spitalit Al-Shifa në Gaza, ku humbën jetën dhjetëra civilë.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë viktima të shumta, pranë një ambulance. 50 persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën, sipas autoriteteteve shëndetësore të Hamasit.

Në një deklaratë, Izraeli tha se kishte në shënjestër ambulancën sepse po përdorej nga Hamasi.

 

“Një avion IDF goditi një ambulancë që u identifikua nga forcat tona pasi po përdorej nga terroristët e Hamasit. Një numër i operativëve terroristë të Hamasit u vranë në sulm”, thuhet në deklaratën e forcave ushtarake izraelite.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here