Berisha: Kurora e të gjitha përjetimeve të mia lidhet me revolucionin demokratik të viteve ’90

0
367

Së pari, ju falënderoj shumë që jeni sot këtu dhe ju siguroj që e kam pritur me shumë kënaqësi takimin me ju.

Ndjej keqardhje të them se këtë takim detyrohemi ta hapim me skena si ato që patë dhe jo me hitet që ju preferoni.

Por, e vërteta, thelbi është se kriza dhe drama shqiptare, sintetizohet më mirë se në çdo gjë tjetër, në ato skena që ju patë.

Unë sot në këtë bisedë me ju, dua t’ju njoh ju me kujtimin më të fuqishëm të jetës sime.

Natyrisht, çdo njeri në moshën time, ka kujtimin e fuqishëm të diplomimit, të martesës dhe bërjes baba, të bërjes gjysh, nga privilegjet më të mëdha që mund të ketë njeriu.

Por unë kam pasur rastin të udhëheq kombin pas rrëzimit të diktaturës komuniste.

Kam përjetuar momente të tjera, por kurora e të gjitha përjetimeve të mia lidhet me përjetimin tim në revolucionin demokratik të viteve ’90, në të cilin luftëtarë, personazhe, autorë, ishin të rinjtë e moshës që keni ju sot.

Ne kishim mbetur ato vite vendi i fundit, diktaturë komuniste.

Ne kishim qenë diktatura më e egër, e trefishtë në Europë. Diktaturë e luftës së klasave, një kasaphane e vërtetë, ku para skuadrave të pushkatimit, në burgjet dhe kampet e përqendrimit, humbën jetën dhjetëra mijëra vetë. Dhjetëra mijëra të tjerë kaluan jetën në internim dhe burgje.

Por, duhet ta dini se nuk ishte kjo forma më e egër e asaj diktature.

Forma më e egër ishte uria kronike e shqiptarëve. Ishte uria kronike e shqiptarëve nga mosushqyerja. Ishte tirania e mjerimit.

Para disa muajsh po shihja një dokumentar për Korenë e Veriut. Diktatori sot më karikaturial i botës, iu kishte lënë fshatarëve nga 400 metra tokë. Kurse në atë kohë, metri vihej te pragu i derës.

Ajo Shqipëria e atyre viteve vuante nga diktatura e tmerrshme e izolimit. Asnjë vend tjetër nuk kishte izolimin e Shqipërisë, sepse ata komunikonin, qarkullonin me njëri-tjetrin. Nga Kamçatka deri në Berlin ishte një hapësirë për të gjithë popujt e vendeve komuniste.

Kurse Shqipëria ishte e rrethuar me tela me gjemba.

Ua përshkrova këtë se në çfarë situate ndodheshim.

Dhe dua të jem i sinqertë, mediat ndërkombëtare dhe jo vetëm ato, parashikonin Shqipërinë të mbetej si kuba e Adriatikut. Pra, nuk parashikonin ndryshim.

Por ndryshimi ndodhi, ndryshimi erdhi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here