Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pranuar se në mesin e dhjetëra mijëra emigrantësh që do të strehohen në Shqipëri në bazë të marrëveshjes më të fundit të dy qeverive, mund të fshihen edhe terr*ristë.
Gjatë një interviste të dhënë për gazetën italiane ‘Il Messagero’, Kryeministrja Meloni deklaroi se nuk ka dyshim që imigracioni i parregullt mund të jetë vatër për organizatat kriminale dhe terroriste.
‘Fatkeqësisht, ngjarjet aktuale na tregojnë se në të kaluarën ata që janë përgjegjës për sulmet në Evropë kanë zbarkuar ilegalisht në Itali.
Ekuacioni midis imigrimit të parregullt dhe terrorizmit është i gabuar, por nuk ka dyshim se një kontekst i gjerë i paligjshmërisë mund të bëhet terren pjellor për organizatat kriminale, madje edhe terr*riste. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam thënë se çështja e emigracionit është gjithashtu një çështje sigurie’, ka thënë Meloni.
Më tej gjatë intervistës, Meloni po ashtu konfirmoi se themelet e kësaj marrëveshje u hodhën gjatë vizitës së saj këtë verë në Shqipëri dhe se ajo lindi nga një konsideratë e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama mbi faktin se emigracioni i jashtëligjshëm është një fenomen që shtetet e BE-së nuk mund ta përballojnë të vetme.
Shefja e qeverisë italiane po ashtu njoftoi se ka informuar Komisionin Evropian mbi akordin dhe se kjo gjë nuk shkaktoi ndonjë problem kritik.