Pak më para u bë me dije se foshnja e braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberisht në Tiranë,ka ndërruar jetë.
Ndërkaq policia bën me dije se është arrestuar nëna e foshnjës për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për gjetjen e një foshnje të sapolindur, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë arrestuar shtetasen E. I., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.