Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Policinë e Sarandës. Një adoleshente ka kallëzuar nënën e saj duke deklaruar se e ka shfrytëzuar seksualisht për qëllime përfitimi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”,sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.