Shpërthimi me granatë në Prizren, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

0
163

Një shpërthim me granatë dore ka ndodhur në tregun e kafshëve në Prizren, ku si pasojë u lënduan 10 persona.

Lidhur me rastin Prokuroria ka njoftuar se është arrestuar një nga autorët e dyshuar, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se sot rreth orës 04:50 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në Tregun e Kafshëve në Prizren. Nga ky shpërthim dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore, pesë prej tyre janë dërguar nê QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pesë persona të tjerë janë liruar në shtëpi pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

“Lidhur me rastin, tre persona të dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe Policia janë duke punuar intensivisht për kapjen e tyre”, njofton Prokuroria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here