“Menduan se Hamasi do e kishte të pamundur”, New York Times: Izraeli u njoh me planin e sulmit të 7 tetorit para një viti

0
240

Sipas një raporti të publikuar nga New York Times, zyrtarët izraelitë janë njohur me planin e Hamasit për sulmin e 7 tetorit më shumë se një vit përpara se të ndodhte.

New York Times pretendon se zyrtarët që i panë planet i hodhën poshtë si “të parealizueshme, duke i konsideruar ato shumë të vështira për Hamasin”.

Sipas raportit zyrtarët panë një dokument prej 40 faqesh që përshkruante, goditje pas goditjeje sulmin që ndodhi më 7 tetor.

“Hamasi e ndoqi planin me saktësi,” thotë gazeta amerikane

 

 

Plani përfshinte gjithashtu “detaje rreth vendndodhjes dhe madhësisë së forcave ushtarake izraelite, qendrave të komunikimit dhe informacioneve të tjera të ndjeshme”, për të cilat NYT tha se ngritën pikëpyetje se si Hamasi mblodhi informacionet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here