Vrasje në mes të zonës më të populluar të ish-bllokut, atentat ndaj një biznesmeni të njohur të ndërtimeve, tritol pranë një zone të rrethuar për shesh ndërtimi. Grabitje me armë, vjedhje me dhunë, aksidente me pasojë vdekje, dhunë në familje. Gjithçka i ngjan një situate terrori
Alma Çuka
Vendi është mbërthyer nga krimi. Situata duket tepër e rënduar. Policia e Shtetit duket e dorëzuar përballë situatave të shpesgta të krimit të rrugës, atentateve të morëorganizuara, grabitjeve me armë e atyre me dhunë. Çdo ditë pasqyra e lajmeve është e ngjyrosur me të zezë. Brenda një dite vetëm në Tiranë numërohen të paktën katër ngjarje të rënda. Por gjeografia e krimit është tepër e zgjeruar. Në të gjithë vendin, raportohen dhjetëra vepra të kryera brend anjë dite. Këtu flasim vetëm për ato që ndodhin. Sepse nga praktika jemi mësuar tashmë se një pjesë e krimeve nuk bëhen publike nga policia. E ndërsa krimet ndodhin, policia e cila njoftohet e para qëndron passive në dhënien e informacionit. E mërkura e kësaj jave, data 16 mars shënoi në kryeqytet tre krime të rënda. Ndërsa realiteti paraqitej nga mediat, të cilat shkuan në vendngjarje, policia qëndroi e tërhequr.
Përgjigjet e munguara të policisë
“Nuk ka vrasje.. ka vetëm një plagosje..një person është plagosur në dorë tek Komuna e Parisit nuk ka rrezik për jetën…Kush flet për vrasje..nuk janë të vërteta”….Këto ishin përgjigjet e personave të ngarkuar me detyrën e kalimit të informacionit në media pas çdo ngjarje. E ndërsa je e detyruar të presësh, pasi vështirë të hapet telefoni në orët e vona të natës, vjen një njoftim i shkurtër, “ ka ndodhur një vrasj enë zonën e ish-bllokut. Jepet emri i personit të vrarë, origjina e tij nga Qesarati i Tepelenës dhe se 20 ditë më parë ishte kthyer nga Franca. Kaq ishte e gjitha. Një ditë më pas në 17 mars, asgjë e re nga Policia e Shtetit. Asnjë informacion, për ngjarjen e rëndë ndodhur në mes të ish-bllokut. Krimi ka nxjerrë falandarat e tij dhe është përhapur në të gjithë terrotiron e vendit. Brenda pak ditësh Durrësi u përfshi nga disa vrasje. Atentate mafioze te cilat ende nuk janë zbuluar nga policia. Ndërkohë ngjarja e ndodhur në Tiranë ka të njëjtin fat. Një ditë më pas, policia nuk jep asnjë detajë, nuk ka asnjë pistë të mundshme, media ka vetëm supozime dhe asgjë tjetër. Tre ngjarje brenda pak orësh. Një shpërthim në rrugën e Dibrës, një plagosje tek Komuna e Parisit një vrasj enë Bllok. Ora 19:30, shpërthim tritoli në një shesh ndërtimi. Ora 20:30, plagosje e një biznesmeni tek Komuna e Parisit. Ora 22:30 vrasje në afërsi të Njësisë Bashkiake numër 5. Policia rrethon vendin e krimit. Për shpërthimin u deklarua se mund të ketë lidhje me një konflikt pronash mes dy fiseve në kryeqytete, të cilët prej vitesh ndodhen në procese gjyqësore me njëri-tjetrin. Por një ditë më pas ende nuk kemi gjë zyrtarisht për shkakun. Autorët e dyshuar kanë mohuar të kenë lidhje me vendosjen e tritolit. E njëjta gjë edhe me atentatin te Komuna e parisit, kundër biznesmenit Lulzim Kazani. Policia se lidh atë me një konflikt të hershëm mes tij dhe tre kunetërve, vëllezërve të gruas. Shkak sipas policisë është konflikti për një pallat të ndërtuar në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.
Por si kanë ndodhur krimet
Mbrëmja e së mërkurës kishte mbledhur para ekraneve sportëdashësit. E ndërsa të gjithë e kishin drejtuar vëmendjen tek ndeshjet, autorët e krimeve planifikonin se si të eliminonin “prehën e tyre”. Por sa ngjarje të tjera ka ndodhur në të njëjtën orë dhe që nuk janë bërë publike.
Ezekutimi
Ekzekutimi pranë zonës së ish- Bllokut në kryeqytet, tronditi Tiranën mbrëmjen e së mërkurës. Pak para vrasjes, 35- vjeçari nga Qesarati i Tepelenës, Ajet Zeqaj, kishte qenë te shtëpia e së motrës. Në vijim bashkë me një shokun e tij, për shkak edhe të ndeshjes së mbrëmjes së të mërkurës kishte shkuar në një loto sport, ngjitur me Njësinë Bashkiake numër 5. Për ekzekutimin e Zeqaj, mendohet se është përdorur një armë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtëna. Gjithçka dyshohet se ka qenë e planifikuar në detaj dhe se viktimës i është bërë pritë, pranë një rrugice të errët teksa ishte larguar nga lokali i basteve. Policia nuk jep të dhëna, por nga burime jo zyrtare mësohet se një dëshmitarë në vendin e ngjarjes ka folur shumë pak për atë që kishte parë. Ai ka thënë se ka parë një person që pas vrasjes ështrë larguar me shpejtësi në brendësi të lagjes duke kaluar përmes një tuneli që të nxjerrë tek rruga Sami Frashëri. E vetmja e dhënë nga policia është fakti se viktima Ajet Zeqaj kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Franca, ku kishte emigruar prej të paktën 10 vitesh. Në 2 shkurt mësohet se Ajet Zeqaj nga Qesarati i Tepelenës është kthyer nga Franca. Ndërsa në vitin 2010 rezulton i skeduar për dhunë ndaj bashkëshortes me të cilën është divorcuar. Asnjë pistë zyrtare. Vetëm hamendësime. Duke parë të kaluarën e tij po hetohet në dy drejtime. Atë të një konflikti të mundshëm familjar që mund të ket ardhur pas divorcit dhe atë të përfshirjes së tij në rrjetin e trafikut të drogës, për të cilën nuk ka të dhëna të plota. Gjithsesi janë ngritur pista hetimi. Por Zeqaj ka qenë me detyrë edhe në strukturat e policisë. Mendohet se gjatë kësaj kohe mund të ketë pasur ndonjë konflikt. Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë që ndodheshin në lokal. Ndërkohë që dëshmitarët kanë pohuar se kanë parë edhe një automjet në vendngjarje me të cilën dyshohet se është larguar autori. Nga këqyrja e trupit të viktimës mësohet se ai është qëlluar me gjashtë plumba. Arma ka qenë me silenciator. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e krimit, të cilën autori e kishte hedhur poshtë një makine.
Pamjet e kamerave të sigurisë
Perimetri i sigurisë ishte vendosur nga oficerët e policisë. Askush nuk mund të afrohej në vendin e ngjarjes. Për të kqyrur vendin ghjatë paradites së djeshme kishte mbërritur edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Nga ana tjetër oficerët e policisë mundoheshin të gjenin qoftë edhe një gjurmë prove që do t’i çonte në zbardhjen e krimit të rëndë. Autori duket se e ka studiuar më parë zonën. Nga policia u sekuestruan pamjet e dy kamerave të sigurisë që ndodheshin në bizneset pranë vendit të ngjarjes. Por nuk mund të thuhet se këto pamje kanë provën që do i dërgonte ata tek autori. Ky i fundit është kujdesur për të gjitha. Pas vrasjes së Zeqajt me silenciator është larguar me shpejtësi. Ndërkaq, personi i parë që u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë për t’u marrë në pyetje si i vetmi person okular, ishte miku me të cilin ndodhet Zeqaj. Ai ka dhënë në polici, ka treguar se kishte rreth dy orë që ishte takuar me Ajetin dhe ishin ulur në një loto sporti për të parë një ndeshje futbolli. Ai ka sqaruar më tej, se i pari që kishte dalë nga ky ambient kishte qenë 30- vjeçari, i cili do të shkonte në banesën e motrës së tij që banonte aty pranë. Ndërsa, për sa i përket autorit të vrasjes, miku i viktimës ka pohuar se nuk ka mundur ta shohë atë për shkak të errësirës. Gjithashtu, policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë të cilët kishin qenë të ulur në lokal. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen plotë të rrethanave të vrasjes.
Ngjarja e dytë
Atentati ndaj biznesmenit Kazani, policia: Shkak konflikti i pronës me tre kunetërit
Në të njëjtën ditë, vetëm 90 minuta para ngjarjes së ndodhur në bllok, jo shumë larg territorit të saj, ndodh një atentat. Por ndryshe nga e para objektivi I autorëve këtë radhë shpëtoi. Edhe për këtë rast Policia gjatë mbrëmjes së të mërkurës nuk dha asnjë detajë. Vetëm gjatë ditës së djeshme del një material jo nga policia ku shpjegohet një konflikt që bisnesmeni Kazani ka pasur me tre kunetërit e tij, lidhur me një pronë në bregdet, kryesisht në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Policia shoqëroi 3 kunetërit e Lulëzim Kazanit të dyshuar për atentatin në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Sipas policisë, ndërtuesi ka pasur konflikte me tre vëllezërit, ndërkohë që përplasjet kanë ardhur si pasojë e ndërtimit të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës. Në shkurt të vitit 2013, Kazani kishte denoncuar dhunën e vëllezërve Braneti, të cilët pengonin ndërtimin e pallatit. Edhe pse policia kishte ndaluar vëllezërit një vit më pas në korrik të 2014 ata e goditën biznesmenin me sende të forta, duke e plagosur. Nga ana tjetër edhe për biznesmenin Kazani ka një procedim për pushtim toke nga kunetërit e tij.
Ja njoftimi i plotë
Lidhur me ngjarjen e datës 17.03.2016, ne orën 20.30, në rrugën “Haxhi Kika”,ku një person i paidentifikuar, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin L. Kazani, 56 vjeç banues në Tiranë i cili eshte jashte rrezikut per jeten dhe ka marre plage vetem ne dore .Sqarojme se:
Shtetasi L.Kazani ka patur konflikte të vazhdueshme me shtetasit : Shkëlqim. B ,43 vjeç
Arben. B , 44 vjeç, Frederik .B, 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, dhe vellezër me njëri-tjetrin.
Konfliktet kanë ardhur si pasojë e një ndërtimi të një pallati në zonën e quajtur Shkëmbi i Kavajës, Durrës. Ndaj shtetasve të sipërpërmendur në ngarkim të tyre janë referuar materiale për vepra të ndryshme penale:
Në shkurt 2013 referuar materiale në Prokurorinë Durrës për veprën penale të :” Shtrëngim për dhënie Pasurie “parashikuar nga neni 109/b Kodit Penal, në ngarkim të
Arben.B ,44 vjeç pas kallzimit të bërë nga shtetasi L.Kazani i cili ka kallëzuar se në mënyrë vazhdueshme ka penguar me forcë ndërtimin e një pallati në zonën e Shkëmbit Kavajës.
Në Prill 2013 nga policia e Durrësit është ndaluar shtetasi Arben.B ,44 pas kallzimit të bërë nga shtetasi L.Kazani i cili ka kallëzuar se në mënyrë vazhdueshme ka penguar me forcë ndërtimin e një pallati në zonën e Shkëmbit Kavajës. Në muajin shkurt 2013 ka filluar procedim penal nga Durrësi për shtetasin Arben. B ,44 vjeç për veprën penale të “Vetgjyqsisë” parashikuar nga neni 277 K.P. Në muajin mars 2013 ka filluar procedim penal për Shkëlqim. B ,43 vjeç për veprën penale të vetgjyqësisë.parashikuar nga neni 277 K.P
Në muajin korrik 2014 ,janë referuar materialet në ngarkim të shtetasve Arben.B ,44 vjeç, Frederik .B, 51 pasi kanë goditur me mjete të forta shtetasin L.Kazani. Referuar për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje “Neni 89-22 K.P
Në muajin shkurt 2014 ka filluar procedim në gjendje lirë për shtetasin L.Kazani pas kallëzimit të dhënë nga shtetasi Frederik. B për veprën penale të “Pushtimit të Tokës”neni 200.K.Penal.
Ngjarja e tretë
Shpërthimi tek 5 Maji, Policia: Dyshohet për konflikt mes dy familjeve në Tiranë
Lidhur me shpërthimin në rrugën “5 Maji” policia gjatë ditës së djeshme ka shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat pjestarë të dy familjeve që janë në konflikt prone. Për të arritur deri në këtë pikë është mbështetut tek njëvendim gjykate. Ndërkohë po sjellim versionin e policisë. Një shpërthim ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në ambjentet e një kantieri ndërtimi, në rrugën “5 Maj”, në Tiranë. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, kur një sasi eksplozivi e vendosur poshtë një ekskavatori ka shpërthyer. Sipas burimeve, sasia e lëndës ka qenë e vogël dhe nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak i këtij veprimi të jetë bërë një konflikt mes pronarëve të tokës dhe ndërtuesve, saktësojnë burimet. Megjithatë, shërbimet policore përgjegjëse dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e nevojshme. Në procesin e fundit gjyqësor , shoqëria “Ardeco” sh.p.k. (nëpërmjet përfaqësuesve të saj Adrian Myderizi, Kimete Myderizi dhe Arben Myderizi ( familja Myderrizi) dhe pala tjetër e përfaqësuar nga Suzana Tafaj, Luljeta Mançe , Sabire Plumbi, Mahmude Kullakshi, Fatime Pineti, Genc Huta kanë paditur disa herë njëra – tjetrën për çështjen e pronësisë së truallit, ç’ka ka sjellë në disa raste vendime të ndërmjetme të gjykatës për pezullim punimesh në kantier.
Pjesë nga vendimi i gjykatës së Tiranës datë 14.10.2015:
“…Konkretisht, gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi e provuar se, pala e paditur Paditësit në këtë gjykim Suzana Tafaj, Luljeta Mançe, Sabire Plumbi, Mahmude Kullakshi, Fatime Pineti dhe Genc Huta rezulton të jenë përfitues të pasurisë trashëgimore të trashëgimlënësit Selim Maçi, fakt ky i cili provohet me dëshminë e trashëgimisë nr. 1636, datë 06.10.1993 të lëshuar nga ana e noteres së zyrës së noterisë Tiranë, si dhe me vendimin nr. 3363, datë 04.09.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. ( më poshtë historiku i pretendimit të pronësisë së palës së paditur ).”
Më pas është zgjidhur dhe cështja në themel të kësaj cështje nga ku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 5614, dt.01/06/2012 ka vendosur “ Pranimin e padisë së paditësave Suzana Tafaj , Luljeta Mançe, Sabire Plumbi, Mahmunde Kullakshi, Fatime Pineti dhe Genc Huta.
Anullimin e akteve administrative, vendim nr. 151, datë 21.04.2010 të A.K.K.P Tiranë dhe vendim nr.150,datë 19.06 .2008 të ish Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Tiranë. II. Njohjen e të drejtës së pronësisë mbi sipërfaqen e truallit prej 18.200 m2 (si pjesë e sipërfaqes së përgjithshme prej 62 dynym), trashëgimtarëve të trashëgimlënësit Selim Maçi dhe kthimin në natyrë të kësaj sipërfaqeje. III. Anullimin e vendimit nr. 170, datë 13.04.2000 të ish K.K.K.Pronave Tiranë. IV. Fshirjen e regjistrimit të sipërfaqes së truallit prej 18.200 m2 në emër të paditurve Myderizi nga regjistrat e ZVRPP Tiranë dhe regjistrimin e kësaj sipërfaqeje në emër të trashëgimtarëve të trashëgimlënësit Selim Maçi. Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë të vendosur me vendimin e datës 18.06.2010.
Ky vendim është ndryshuar me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë nr.1 date 09.01.2014 nga ku ndër të tjera ka vendosur “ Ndryshimin e vendimit vendimin nr. 5614, dt.01/06/2012 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë. Rrëzimin e padisë së paditësave Suzana Tafaj , Luljeta Mançe, Sabire Plumbi, Mahmunde Kullakshi, Fatime Pineti dhe Genc Huta heqjen e masës së sigurimit t5ë vendosur me vendimin e dt.18/06/2010 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë.”
Pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga ana e trashëgimtarëve të subjekit të shpronësuar Selim Maçi me objekt : ‘Njohjen e të drejtës së pronësisë mbi sipërfaqen prej 52.750 m2” nga ana e ish Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Tiranë me vendimin nr. 150, datë 19.06.2008 rezulton të jetë vendosur ;
“a) Të mos njohë të drejtën e pronësisë, për pronën e pretenduar me sipërfaqe të përgjithshme prej 52.750 m2, subjektit të shpronësuar Selim Maçi, (trashëgimtarëve të tij), pasi për këtë sipërfaqe, me vendime të K.K.K.P, Tiranë është njohur pronësia në favor të subjekteve të tjerë.
- b) Të mos kthejë, sipërfaqen e lirë të pronës prej, SL = 18.200 m2, që ndodhet në Rrugën “5 Maji”, subjektit të shpronësuar Selim Maçi, (trashëgimtarëve të tij), pasi për këtë sipërfaqe me vendimin nr 170, datë 13.04.2000 të K.K.K.P, Tiranë, i është njohur pronësia subjektit të shpronësuar Mahmud Myderizi, etj.
- c) Të mos njohë të drejtën e pronësisë dhe të drejtën e kompensimit për sipërfaqen e pronës prej SK = 34.350 m2, e cila është e zënë me objekte banimi, pasi kjo sipërfaqe me vendime të K.K.K.P, Tiranë është trajtuar në favor të subjekteve të tjerë”.
Kundër vendimit të sipërcituar, trashëgimtarët ligjorë të subjektit të shpronësuar Selim Maçi rezulton që në zbatim të përcaktimeve të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” të kenë paraqitur ankim pranë Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë si organi më i lartë administrativ, e cila me vendimin nr. 151, datë 21.04.2010 rezulton të ketë vendosur :“a) Rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit nr 150, datë 19.06.2008 të Z.R.K.K.P – së Qarku Tiranë”.