Biden i dërgoi për të “trembur” Hamasin, marinsat amerikanë rrahin vajzat e mitura greke në Kretë

0
247

Në 11 tetor, vetëm 4 ditë pas sulmit të Hamasit mbi territoret izraelit, me një lëvizje të bujshme, Amerika stacionoi në Mesdheun Lindor aeroplanmbajtësen e saj më të madhe USS Gerald R. Ford, duke i dërguar një mesazh të gjithë aktorëve që mund të shtynin në zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Por, tashmë kur ka në kaluar rreth dy muaj nga nisja e konfliktit dhe Izraeli pothuajse ka rrafshuar Rripin e Gazës, duket se marinsat amerikanë e kanë humbur vigjilencën dhe po ia lejojnë vetes ndonjë festë në portet ku stacionohen.Një e tillë ka ndodhur në Chania të Kretës dhe nuk ka përfunduar aspak mirë, duke “xhindosur” grekët

Protothema raporton për të paktën tre incidente ku janë përfshirë anëtarë të dehur të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses USS Gerald Ford në qytetin helen të ishullit mesdhetar.

Në dy prej tyre amerikanët janë përfshirë në sherre me njëri-tjetrin pasi e kanë tepruar me alkoolin, ndërsa në një tjetër rast më të rëndë, dy marinsa kanë sulmuar fizikisht dy vajza greke, vetëm 15 vjeçare.

Dy të miturat janë paraqitur në polici duke denoncuar marinsat amerikanë se të shtunën mbrëma i kanë sulmuar në portin venecian të Chanias. Dy burrat dyshohet se kanë qenë të dehur dhe i kanë goditur vajzat e mitura me grushte dhe shuplakë.

Vajzat ia kanë dalë të shpëtojnë duke vrapuar dhe kanë përshkruar për hetuesit imazhin e dy amerikanëve, të cilëve tashmë u është vënë pas policia greke.

Ndërkohë sa i përket sherreve mes tyre, amerikanë të dehur janë përleshur me njëri-tjetrin në tualetet e Kopshtit Bashkiak të qytetit, por policia nuk ka ndërhyrë.

Aeroplanmbajtësja “USS Gerald Ford” që mban dy reaktorë bërthamorë, një sistem lëshimi avionësh elektromagnetik, 75 avionë të llojeve të ndryshme dhe ka një ekuipazh prej 6000 marinarësh, ka qenë e stacionuar në Souda nga ku do të largohet për në Mesdhe të mërkurën.

A2CNN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here