Osmani: Mos sanksionimi i Serbisë për Banjskën është ftesë për të sulmuar përsëri

0
209

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga shtetet anëtare që t’i vendosin sanksione Serbisë për sulmin e 24 shtatorit. Osmani ka thënë se Serbia si një sponsore dhe orkestruese e atij sulmi duhet të mbahet përgjegjëse.

Shefja e shtetit ka thënë se Kosova po kërkon masa ndaj Serbisë jo për ta ndëshkuar, por për ta parandaluar përsëritjen e një ngjarje të ngjashme.

Osmani ka thënë se nëse s’merren masa ndaj Serbisë atëherë kjo është ftesë që Serbia të sulmojë përsëri.

“Kur flas për masat, spo flas për ndëshkim, po flas për parandalim. Është gjuha e vetme që e merr vesh Serbia. Pa masa, është ftesë për ta që të sulmojnë përsëri”, ka thënë Osmani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here