Berisha: Nuk ka asnjë krisje në grupin parlamentar, do kërkojmë heqjen e mandatit për Edi Ramën !

0
359

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur poshtë aludimet për një krisje të mundshme në në grupin parlamentar të PD.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha tha se nuk ka asnjë krisje me Gazment Bardhin sepse sepse procesi me grupin parlamentar është një proces i pandalshëm në vazhdim.

Berisha: Jo nuk ka asnjë krisje me Gazment Bardhin. Pse nuk ka? Sepse nuk u votua fare aty. E vërteta është se po të votohej, shumica do dilte për protestë.

Por pikërisht se ne nuk operojmë me shumicë dhe pakicë, por ecim me mirëkuptime më të gjëra, por nëse do votohet, shumica do ishte për protestë.

Por natyrisht duke parë situatën dhe një ligj që nuk mund të vendosej kurrë, të përjashtosh deputetin ti, po Kongresin amerikan e bllokon 24 orë një kongresmen, del në platformë dhe nuk e kanë hequr. Dhe quhet filubuster, janë matur disa herë për ta hequr, por nuk e kanë hequr.

Duhet të kesh një durim aty. Se çfarë po protestojnë këta? Po protestojnë që të kenë të drejtë për të hetuar Edi Ramën. Se Edi Rama po bën kërdinë.

Unë do u paraqes këtu dhjetëra e dhjetëra tendera të Rea Xhillarit dhe si përgjigje, ai doli e tha se nuk është pjesë e familjes sime.

A mundet që të sillesh në këtë mënyrë? Se kush është anëtar i familjes sime e përcakton ligji për zyrtarin. Don apo nuk don ti, i ke anëtarë të familjes tënde.

Kurse ai njëherë thotë janë, pastaj del që vajza nuk është.

Nuk mund ta falim. Dhe ua thashë ju, do kërkohet heqja e mandatit të Edi Ramës. Do dorëzohen dokumentet, po mbledh grupin e juristëve për të kërkuar heqjen e mandatit.

Ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur ligjin…

…Asnjë krisje në grupin parlamentar nuk ka sepse procesi me grupin parlamentar është një proces i pandalshëm në vazhdim. Asnjë krisje, asnjë!

Të garantoj se ata janë kontributorë shumë të rëndësishëm, të gjithë deputetët, në një arritje shumë të madhe të PD. Kanë meritë shumë.

Edi Rama dhe qeveria e tij u damkos siç është- do edhe pak punë, po punë duhet edhe këtu brenda se njerëzit akoma nuk e kanë kuptuar se këtu është diktaturë- po jashtë në kancelaritë, e patë ju, Brukseli, edhe pse bëri klounin, ishte njeriu më i vetmuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here