Zbulohet letra tronditëse e drejtorit të Policisë së burgut te Peqinit: Të fortët me shërbëtorë që u lajnë qelinë, kanë frigoriferë dhe dhoma private

0
359

Në studion e emisionit “Open” në News24 është zbuluar një letër e dërguar nga shefi i policisë së burgut të Peqinit drejt drejtorit të këtij burgu ku shprehen disa shqetësime lidhur me këtë institucion.

Moderatorja Eni Vasili lexoi letrën në të cilën thuhet se të burgosurve u është lejuar investimi në dhomat e tyre duke i bërë këto të fundit “thuajse të privatizuara”.

Në të shprehet më tej shqetësimi se kjo ndërhyrje në dhoma ka kufizuar shumë mundësinë e kontrolleve për elemente sigurie dhe sende të ndaluara.

Po ashtu të burgosurit kanë shndërruar ambientet e përbashkëta si klasa këshillimi në “palestra personale” që nuk mund të aksesohen nga të gjithë dhe disa të burgosur të tjerë përdoren për të pastruar qelitë apo për detyra të tjera të rëndomta.

Më tej, shkruhet se dhomat e takimeve të veçanta janë ri konstruktuar duke shtuar krevate e kondicionerë, ndërsa në dhomat e të burgosurve ka pajisje si furra, frigoriferë të mëdhenj, por edhe bokse muzike të mëdha.

 

“Të burgosurve u është lejuar investimi në dhoma, rikonstruktim, thuajse tashmë të privatizuara. Ndërhyrja në dhoma ka kufizuar shumë mundësinë e kontrolleve për elemente sigurie dhe sende të ndaluara. T’u kërkosh të marrin të burgosur në dhoma ka qenë thuajse e pamundur. Dushet, klasa, e dhoma të tjera të përbashkëta kanë humbur destinimin e tyre ku janë shndërruar në palestra të personalizuara dhe nuk aksesohen nga të gjithë. Në dhomat e takimeve të veçanta janë bërë ndërhyrje dhe këto dhoma janë të personalizuara. Ka kondicionerë, krevate, etj. U janë lejuar frigoriferë, furra pjekjeje, aksesorë muzike, bokse muzike me përmasa të mëdha, duke rënë ndesh me ligjin.”, thuhej në letrën e lexuar nga moderatorja.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here