Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë, i mjafton vetëm një gol ndaj Egnatias

Partizani është fituesi i Superkupës së Shqipërisë, për herë të tretë në histori.

Të kuqtë triumfuan minimalisht në finale ndaj Egnatias, në sfidën e zhvilluar në “Air Albania”.

Një gafë e portierit Alen Sherri, u shfrytëzua në maksimum nga Arinaldo Rrapaj në minutën e 37-të, i cili rrëmbeu topin dhe shënoi.

Egnatia tentoi të reagojë, duke krijuar raste të shumta, por pa sukses.

 

Në minutën e 72-të, Fernando kishte mundësinë e artë për të barazuar, por Fernando dështoi nga penalltia, e cila u prit nga portieri Qirko.

 

Partizani fiton kështu trofeun e parë sezonal, ndaj rivalit direkt edhe për titullin kampion.

 

 

 

 

 

Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë, i mjafton vetëm një gol ndaj Egnatias

Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozitës!

Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë, i mjafton vetëm një gol ndaj Egnatias

SPAK mësyn zyrat e Komisionit të Prokurimeve

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko