Veliaj tenton të mbrojë veten, largon Taulant Tushan e Redi Mollën nga “Eco Tirana”

0
233

Nga Boldnews.al

Frika e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës se Erion Veliaj “do t’i shesë për të shpëtuar lëkurën e tij përballë hetimeve të SPAK-ut për abuzim me fondet publike, tashmë ka nisur të bëhet realitet.

Tashmë, dy drejtorë të rëndësishëm kanë dalë menjëherë nga “radari” i Erion Veliaj-ata janë Taulant Tusha dhe Redi Molla.

I pari që e pësoi ishte Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike, Taulant Tusha. Ky është konsideruar gjerësisht si “siguresa” që duhej djegur, për të shpëtuar sa të mundet kryebashkiakun Veliaj nga hetimet për aferën e landfillit të Sharrës.

Taulant Tusha u arrestua në 8 dhjetor 2023, me urdhër të Gjykatës Speciale, pas hetimeve të pjesshme të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), lidhur me procedurat e ndjekura për dhënien me koncesion të landfillit dhe inceneratorit të Tiranës.

Të gjithë të dhënat tregojnë se Tusha ka vepruar për llogari dhe me orientimin e Erion Veliajt. Por, në fund, ai që “u dogj” ishte pikërisht drejtorit Tusha.

Pas arrestimit, Veliaj ka vendosur të shkëpusë çdo lloj lidhjeje të dukshme me Taulant Tushan, duke e konsideruar si një “kartë të djegur”.

Pak ditë më parë, Taulant Tusha ka humbur pozicionin e privilegjuar, si një prej administratorëve të kompanisë publike të pastrimit, “Eco Tirana”, një shoqëri që menaxhon miliarda lekë fonde shtetërore çdo vit.

“Boldneës.al” ka siguruar dy vendimmarrje të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve të kompanisë “Eco Tirana”, e përbërë nga aksioneri Bashkia Tiranë që zotëron 51 përqind dhe “AGSM Holding”, e cila zotëron 49 përqind.

Të dy këto vendimmarrja i takojnë datës 19 Dhjetor 2023.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë Keti Luarasi, si përfaqësuese e Erion Veliajt dhe Stefano Qualingo (me telekonferencë), si përfaqësues i “AGSM”.

Në vendimmarrjen e parë, Asambleja e Aksionerëve ka vendosur shkarkimin nga detyra të Anëtarit të Këshillit të Administrimit, Taulant Tusha. Ai zëvendësohet në këtë detyrë nga Anjeza Capllani.

Në foto: Vendimi i Asamblesë së “Eco Tirana” për shkarkimin e administratorit Taulant Tusha

Ndërsa, në vendimmarrjen e dytë, Asambleja e Aksionerëve ka vendosur të pranojë dorëheqjen e kryetarit të Këshillit Mbikqyrës të “Eco Tirana”, Redi Molla.

Në vendin e tij është emëruar Enkeleida Omeri.

Në foto: Vendimi i Asamblesë së “Eco Tirana” për pranimin dorëheqjes së kryetarit të Këshillit Mbikqyrës, Redi Molla

Redi Molla, ashtu si edhe Taulant Tusha, Mariglen Qato, e të tjerë, hyn në radhën e bashkëpunëtorëve të ngushtë dhe drejtorëve jetëgjatë të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Pak muaj më parë, ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, akuzoi atë që ai e konsideroi si “kompania e 5 drejtorëve” për përfitime abuzive financiare dhe leje ndërtimit nga Erion Veliaj e kryeministri Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here