Ish- Ministri, Ylli Manjani ka reaguar pas shifrave alarmuese te publikuar nga INSTAT ku ne disa qarqe të vendit numri i të moshuarve është më i lartë se i të rinjve.
Manjani është shprehur se pas disa viteve ky vend do të quhet “Albanistan”.
Postimi i plotë:
INSTAT ka përllogaritur se në tetë qarqe të vendit Berat, Elbasan, Fier,Gjirokastër, Korçë, Lezhë, ShkodërVlorë në fillim të 2023 numri i të rinjve është më i vogël se numri i të moshuarve.”
Shkëputur nga shkrimi me titull “Në 8 qarqe numri i të rinjve është më i ulët se i të moshuarve”, revista Monitor.
Dmth Shqipëria sot është në Pension! Pyetja është se nga dalin lekët për pension?!
Imagjinoni Shqipërinë e vitit 2030, kur të mbarojnë reformat e Rilindjes… Deri atëherë do kemo ndërruar edhe emrin. Do jemi Albanistan…