Deklaratat e Ramës për Reformën Zgjedhore, reagon Bardhi: Kërkon të mbajë pushtetin me mjete antidemokratike

0
150

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me reformën zgjedhore, ku nuk nguroi të ironizonte opozitën.

Sipas Gazment Bardhit deklaratat e Ramës tregojnë ‘mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike’.

Ai thekson se beteja e opozitës në Kuvend është e drejtë dhe se Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptareve. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike.

Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njëherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje.

Çfare deklaroi Rama?

Rama krahasoi opozitën me ballistët dhe mazhorancën me partizanët, duke specifikuar faktin se për të votuar këto reforma duhet të jenë dy partizanë.

“Kanë ndryshuar kohët, një komision bipartizanin me një partizan dhe 7 ballistë nuk e bën dot, duhet të keshë dy partizanë, nuk i kemi më. Kemi një partizanin ktej dhe shtatë ballistë nga ngrahu tjetër. Njëri është ballist i keqkuptuar, tjetri nuk është ballist, por duket si ballist , i treti duket si këto dy të parët, por nuk është dakord asnjë me një, i katërti  do të jetë me të tre, por në të njëjtën kohë nuk e merr në konsdieratë faktin se duket si ballistë dhe tre të tjerët e me rradhë janë ballistë për inerci. Mjafton që 3 ballistët e parë të japin sinjalin  dhe ata mund të kthehen nga ballistë në balkerina, nga balerina në veterinere, nga veterinerë në mundësa, nga mundësa në boksier, nga boksier në doktorë, nga doktërë në specialitë të tregut të punës e më pas në tigra dhe luanë”, tha Rama ne konference me gazetaret.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here