Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Rama po hiperbolizohet si drejtues politik dhe si kryeministër dhe këtë po e bën së pari opozita e cila është e pafuqishme për t’u përballur me të në zgjedhje.
Artan Hoxha: Kam përshtypjen që Ramën po e hiperbolizojmë. Ngrehina që ka Rama, është e kalbur, po kush e hiperbolizon i pari?
Paafatësia e opozitës për t’u përballur me të dhe thonë që ky është i pathyeshëm. Ndërkohë Ramës i intereson kjo se krijohet një mit. Nga ana tjetër Rama nuk është aq i fuqishëm sa themi ne dhe sa thuhet.
Preç Zogaj: Ka një statistikë, ka vite që merr 700 mijë vota.
Artan Hoxha: Rama hiperbolizohet. E nisët emisionin me oligarkët, kullat. Po të vish vërdallë nëpër Tiranë sot njerëzit thonë që këtë kullë e kanë… Madje edhe brenda mazhorancës, ky është klani filan, këtë kullën këtej e ka ky i opozitës. Rama i ka joshur, i ka shpërndarë te të gjithë.